Igli Tare sulmon ashpër Armand Dukën, për bashkëpunimin me Serbinë

0
55

Ish sulmuesi i Kombëtares dhe ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka sulmuar ashpër presidentin e FSHF-së Armand Dukën dhe anëtaret e Komitetit Ekzekutiv që vendosën lejimin pa limit të aktivizimit të lojtarëve të huaj në Superiore.

Kjo sipas Igli Tares është një shuplakë e rëndë që i jepet futbollit shqiptar dhe akademive.

“Për mendimin tim kjo është shumë e gabuar sepse prioriteti i FSHF-së duhet të jetë niveli dhe cilësia e kampionatit por mbi të gjitha edhe formimi i lojtarëve shqiptar.

Une do të isha me një rregull që të paktën tre lojtarë nën moshën 21- vjeçare duhet të jenë në fushën e lojës në çdo skuadër sepse atëhere duhet të thotë që i jepet besimi dhe ktyre lojtarëve të rinj sepse është shumë e rëndësishme për të mos i lënë pas dore.

Po të shikojmë ekipet Kombëtare të moshave gati 80% e tyre janë me lojtarë që formohen jashtë Shqipërisë dhe ka shumë vend për të përmirësuar në këtë aspekt dhe për këtë mendoj që të paktën tre lojtarë nën moshën 21- vjeçare duhet të jenë në ekipet e Superiores”, tha Tare per Ora News.

Gjithashtu ai doli dhe kundra organizimit të europianit te U-21 që FSHF do të bëjë në bashkëpunim me Serbinë.

“Nuk jam kundër organizimit të këtyre momenteve, por është koha dhe momenti i gabuar që ne ta organizojmë këtë event me një shtet tjetër që dihen tashmë të gjitha ato problematika që ne i kemi pasur historikisht.

Do të ishte e gabuar që të organizohej duke pasur parasysh sensibilitetin që ka si çështje sa i përket popullit tonë. Nuk jam dakord nese do të ishte një kandidaturë e tillë”, u shpreh Igli Tare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here