GJKKO ka dhënë vendimet ndaj 11 personave të akuzuar nga SPAK për prodhim dhe shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
GJKKO në vendimin e saj krahas dënimeve me burg ka vendosur edhe konfiskimin e disa pasurive që mendohet se këta shtetas i kanë vendosur si rezultat i veprimtarisë kriminale.
Ndaj tyre është aplikuar forma e gjykimit të shkurtuar, çka do të thotë se ata kanë përfituar ulje për 1/3 e dënimit.
Gazetari i News24, Igli Çelmeta raporton se GJKKO ka shpallur vendimin për shtetasit Braniol Liço alias Branjol Liço alias Branjol Ago, Florid Vukaj, Lulëzim Selimi, Dhimitër Nina, Saimir Prenga, Gjergji Luli, Alfred Luli, Ilir Duro, Francesko Çeçi, Lorik Prengaj alias Fabio Prengaj dhe Gjergj Zefi.
GJKKO në vendimin e saj ka rrëzuar akuzën e ngritur nga SPAK, për grup të strukturuar kriminal, çka duket se ka lehtësuar ndjeshëm pozitën e tyre në raport me dënimin.
Njoftimi nga SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Braniol Liço alias Branjol Liço alias Branjol Ago, Florid Vukaj, Lulëzim Selimi, Dhimitër Nina, Saimir Prenga, Gjergji Luli, Alfred Luli, Ilir Duro, Francesko Çeçi, Lorik Prengaj alias Fabio Prengaj dhe Gjergj Zefi”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Esmeralda Xhili, me vendimin Nr. 59, datë 16.10.2024 vendosi:
1. Në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, ndryshimin e kualifikimit ligjor të faktit penal, deklarimin fajtor të të pandehurit Braniol Liço (alias Branjol Liço alias Branjol Ago) për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
1.1 Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Braniol Liço (alias Branjol Liço alias Branjol Ago), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, të K.Pr.Penale.
1.2 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Braniol Liço (alias Branjol Liço alias Branjol Ago), i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
1.3 Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit të caktuar në kuadër të procedimit penal nr. 49/2019, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Branjol Liço do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të nenit 18, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
2. Në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, ndryshimin e kualifikimit ligjor të faktit penal, deklarimin fajtor të të pandehurit Florid Vukaj, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
2.1 Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Florid Vukaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 333/a 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, të K.Pr.Penale.
2.2 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Florid Vukaj, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
2.3 Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit të caktuar në kuadër të procedimit penal nr. 49/2019, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Florid Vukaj do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të nenit 18, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
3. Në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, ndryshimin e kualifikimit ligjor të faktit penal, deklarimin fajtor të të pandehurit Lulzim Selimi, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
3.1 Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Lulzim Selimi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, të K.Pr.Penale.
3.2 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Lulzim Selimi, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
3.3 Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit të caktuar në kuadër të procedimit penal nr. 49/2019, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Lulzim Selimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të nenit 18, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
4. Në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, ndryshimin e kualifikimit ligjor të faktit penal, deklarimin fajtor të të pandehurit Dhimitër Nina, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
4.1 Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Dhimitër Nina, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.
4.2 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dhimitër Nina, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
4.3 Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit të caktuar në kuadër të procedimit penal nr. 49/2019, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Dhimitër Nina do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të nenit 18, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
5. Pushimin e çështjes ndaj të pandehurit Alfred Luli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 333/a pg 2 dhe 334/1 të Kodit Penal, në zbatim të neneve 387 pg 1 dhe 328, pg 1, shkronja e), të K.Pr.Penale, pasi me vendim të formës së prerë, është
gjykuar për të njëjtin fakt penal.
5.1 Bazuar në nenet 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Alfred Luli me vendimin nr.1, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
6. Pushimin e çështjes ndaj të pandehurit Gjergji Luli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 333/a pg 2 dhe 334/1 të Kodit Penal, në zbatim të neneve 387 pg 1 dhe 328, pg 1, shkronja e), të K.Pr.Penale, pasi me vendim të formës së prerë, është
gjykuar për të njëjtin fakt penal.
6.1 Bazuar në nenet 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Gjergji Luli me vendimin nr.1, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
6.2 Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Gjergji Luli nga paraburgimi, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër të ligjshëm.
7. Pushimin e çështjes ndaj të pandehurit Ilir Duro, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 333/a pg 2 dhe 334/1 të Kodit Penal, në zbatim të neneve 387 pg 1 dhe 328, pg 1, shkronja e), të K.Pr.Penale, pasi me vendim të formës së prerë, është
gjykuar për të njëjtin fakt penal.
7.1 Bazuar në nenet 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Ilir Duro me vendimin nr.1, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
7.2 Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Ilir Duro nga paraburgimi, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër të ligjshëm.
8. Pushimin e çështjes ndaj të pandehurit Francesko Çeçi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 333/a pg 2 dhe 334/1 të Kodit Penal, në zbatim të neneve 387 pg 1 dhe 328, pg 1, shkronja e), të K.Pr.Penale, pasi me vendim të formës së prerë, është gjykuar për të njëjtin fakt penal.
8.1 Bazuar në nenet 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Francesko Çeçi me vendimin nr.1, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
8.2 Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Francesko Çeçi nga paraburgimi, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër të ligjshëm.
9. Pushimin e çështjes ndaj të pandehurit Lorik Prengaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 333/a pg 2 dhe 334/1 të Kodit Penal, në zbatim të neneve 387 pg 1 dhe 328, pg 1, shkronja e), të K.Pr.Penale, pasi me vendim të formës së prerë, është gjykuar për të njëjtin fakt penal.
9.1 Bazuar në nenet 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Lorik Prengaj me vendimin nr.1, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
9.2 Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Lorik Prengaj nga paraburgimi, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër të ligjshëm.
10. Pushimin e çështjes ndaj të pandehurit Saimir Prenga, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 333/a pg 2 dhe 334/1 të Kodit Penal, në zbatim të neneve 387 pg 1 dhe 328, pg 1, shkronja e), të K.Pr.Penale, pasi me vendim të formës së prerë, është gjykuar për të njëjtin fakt penal.
10.1 Bazuar në nenet 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Saimir Prenga me vendimin nr.38, datë 12.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
11. Pushimin e çështjes ndaj të pandehurit Gjergj Zefi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 333/a pg 2 dhe 334/1 të Kodit Penal, në zbatim të neneve 387 pg 1 dhe 328, pg 1, shkronja e), të K.Pr.Penale, pasi me vendim të formës së prerë, është
gjykuar për të njëjtin fakt penal.
11.1 Bazuar në nenet 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Gjergj Zefi me vendimin nr.1, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
11.2 Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Gjergj Zefi nga paraburgimi, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër të ligjshëm.
12. Në bazë të neneve 190/1 të K.Pr.Penale dhe nenit 36, shkronja (ç) të K.Penal, pasuria e sekuestruar me vendimin nr. 414, datë 18.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konkretisht: -Aktivitetin e subjektit tregtar Braniol Liço person fizik me Nipt L51309503L, duke përfshirë edhe pasuritë në pronësi të subjektit tregtar, të
konfiskohet.
13. Bazuar në nenet 389, 190 dhe 275 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 36 të Kodit Penal, heqjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” caktuar me vendimin nr. 414, datë 18.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi pasurinë e paluajtshme nr.****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale nr.****, e llojit ****, me sipërfaqe
****, ndodhur në lagjen nr.****, ****, e regjistruar në emër të shtetases F.A.
14. Në bazë të nenit 190/1, të K.Pr.Penale, sendet e tjera të sekuestruara të pandehurve, disponohen si më poshtë:
– Një aparat telefoni celular i markës Iphone 13, sekuestruar të pandehurit Lulzim Selimi, të mbetët në ruajtje për shkak të çështjes/procedimit të ndarë.
– Automjet i markës Volkswagen model Golf 7, me targa ****, leje qarkullimi dhe certifikatë pronësie për këtë automjet, sekuestruar të pandehurit Lulzim Selimi, të konfiskohet.
– Një aparat telefoni Samsung, një aparat telefoni Iphone, sekuestruar të pandehurit Dhimitër Nina, të mbetet në ruajtje për shkak të çështjes/procedimit të ndarë.
– Automjet Range Rover me targa **** dhe dokumentacioni i automjetit, të sekuestruar të pandehurit Dhimitër Nina, të konfiskohet.
– Dokumenti lejë për mbajtje armë gjahu nr. regj ****, fletë dalje armë gjahu, të sekuestruara të pandehurit Dhimitër Nina, t’i kthehen personit që i përkasin.
– Një aparat telefoni celular Iphone 6S, sekuestruar të pandehurit Françesko Çeçi, të mbetet në ruajtje për shkak të çështjes/procedimit të ndarë.
– Shuma monetare prej **** Euro, sekuestruar të pandehurit Françesko Çeçi, t’i kthehen personit që i përkasin.
– Një aparat telefoni celular i markës Iphone 13 pro max, i sekuestruar të pandehurit Florid Vukaj, të mbetet në ruajtje për shkak të çështjes/procedimit të ndarë.
– Dy aparate telefoni celular, dy karta sim, dy ambalazhe të kartave sim, të sekuestruara të pandehurit Lorik Prengaj, të mbetet në ruajtje për shkak të çështjes/procedimit të ndarë.
– Një aparat telefoni celular i markës Nokia dhe një aparat telefoni i markës Iphone, sekuestruar të pandehurit Braniol Liço, të mbetet në ruajtje për shkak të çështjes/procedimit të ndarë.
15. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës, në masën **** lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.
16. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e vendimit.
17. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.