Dosja “Partizani”, zgjidhet gjyqtarja që do gjykojë Sali Berishën

0
8

Flojera Davidhi është magjistratja e zgjedhur me short për të gjykuar kreun e PD-së Sali Berisha, për dosjen “Partizani”.

Davidhi do të marrë në shqyrtim dosjen me 333 fashikuj, dhe brenda një afati 10 ditor do duhet të caktoje seancën paraprake për të vendosur nëse dosja kalon apo jo për gjykim.

Prokuroria e Posaçme, ditën e djeshme ka mbyllur hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, duke dërguar për gjykim Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, dy biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja, si dhe noteren Andia Pustina.

Dosja ‘Partizani’, të pandehur

Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal

Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’

Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’  akuzohet për ‘Pastrim Parash’

Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k –  Akuzohet për ‘Pastrim Parash’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here