Gjykata Administrative rishikon procesin e gradës “Drejtues”, kryekomisari akuza për paligjshmëri

0
16

Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar një padi të kryekomisarit Pal Marku, i cili kërkon anulimin e procedurave të konkursit për gradën “drejtues” në Policinë e Shtetit. Marku pretendon se procesi ka pasur shkelje të shumta që kanë favorizuar individë të caktuar.

Në padinë e tij, Marku argumenton se procesi, i zhvilluar nga shkurti deri në prill të këtij viti, ka nxjerrë në pah paligjshmëri të shumta. Ai shprehet se, megjithë rezultatin pozitiv në provimin me shkrim, ai dhe disa kolegë të tij kanë marrë shumë pak pikë qëllimisht në testin me gojë.

Sipas Markut, ish-drejtori i përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, ka ndërruar rregullat dhe kriteret e vlerësimit në mënyrë të paligjshme. Ai gjithashtu thekson se komisioni apelimit nuk ka marrë parasysh asnjë nga kontestimet e paraqitura nga kryekomisarët, duke kontribuar në percepcionin e padrejtësisë në procesin e vlerësimit.

Kjo padi pritet të hapë një debat të ri mbi transparencën dhe drejtësinë e proceseve të rekrutimit në Policinë e Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here