Marrdhëniet me Malin e Zi dhe mosnjohja e Kosovës, çfarë deklaroi Vuçiç nga Tivati

0
21

Serbia kurrë nuk ka gabuar për Malin e Zi, as taktikisht dhe as strategjikisht, tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke iu drejtuar gazetarëve në Tivat, ku mori pjesë në një drekë pune në një takim të nismës Brdo-Brioni.

Vuçiç deklaroi se do ta respektojë kërkesën e presidentit të Malit të Zi dhe nuk do të kthejë mbrapa deklaratat e “politikanit nga e kaluara, Milo Gjukanoviç”, duke shtuar se Serbia do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira me Malin e Zi, por nuk do të lejojë askënd ta trajtojë atë si një thes grushti. Vuçiç u tha gazetarëve pas takimit të Procesit Brdo-Brioni se meqenëse të gjithë “ishin të kënaqur me vizitën e presidentit kroat Zoran Milanoviç tek njerëzit e tij në Donja Lastva”, ai së shpejti do të vizitojë serbët në territorin e Malit të Zi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, me komente ironike “janë këto marifete nga Mynihu”, ai tha se çështja e dyshtetësisë është çështje e brendshme e Malit të Zi. Duke folur për akuzat për importim të votuesve, ai pyeti se si nuk e kishte problem ardhjen e votuesve nga Bruklini për të votuar për pavarësinë e Malit të Zi. Më tejkur është pyetur nga gazetarët për njohjen e republikës së Kosovës, preSidenti serb është përgjigjur se ky shtet, sipas tij nuk ekziston.

“Republika e Kosovës” nuk ekziston, as sipas të drejtës publike ndërkombëtare, as sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe as sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit malazez të TV “E. “, i cili përdori termin “Republika e Kosovës”.

“Nuk më shqetëson që ju të gëzoheni dhe të provokoni duke thënë “Republika e Kosovës”, imagjinoni se po ju flas për “Republikën e Gusinjes” apo “Republikën e Pljevljes”… As kjo nuk ekziston. Kosova është pjesë e Serbisë”, ka thënë Vuçiç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here