Idajet Beqiri: Berisha ka porositur vrasjen e avokatit të njohur pasi zbuloi pisllëqet që bënte me Shkëlzenin

0
66

Rigels Seliman

Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të këtij të fundit. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, avokat Beqiri hedh dyshime se ish-kryeministri Berisha ka porositur vrasjen e avokatit të njohur pas zbuloi pisllëqet që bënte me djalin e tij, Shkëlzenin. Sipas tij, në dosjen “CEZ-DIA” dalin hapur çeqet që ka marrë djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha së bashku me një serb. Po ashtu, gjatë këtij reagimi, avokati Idajet Beqiri shpalos një panoramë shqetësuese mbi lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsionin në Shqipëri, duke i përshkruar anëtarët e familjes Berisha si të involvuar në veprime të paligjshme dhe abuzime të pushtetit.

Beqiri thekson se Sali Berisha, duke e konsideruar veten si të paprekshëm, ka orientuar familjen e tij në një rrugë të errët, ku korrupsioni dhe vjedhja kanë qenë normale për ta. Ai përmend akuzat konkrete që pritet të ngrihen ndaj çdo familjari të Berishës, duke përmendur emra të njohur dhe afera që përfshijnë miliarda lekë të grabitura nga buxheti i shtetit. Në këtë kontekst, prononcimi i avokat Beqiri, të cilin po e pasqyrojmë më poshtë të plotë, nxjerr në pah skandale të rënda dhe implikime që shkojnë përtej politikës, duke prekur thellësisht jetët e shqiptarëve dhe integritetin e institucioneve shtetërore.

Ja prononcimi i avokatit të njohur, Idajet Beqiri për gazetën “SOT”

Berisha dhe implikim i familjarëve të tij

Sali Berisha duke e konsideruar veten si fuqiplotë e të pa prekshëm e pandëshkueshëm, iu ka ndarë role çdo familjari të tij duke e formësuar si një organizatë kriminale. Duke e konsideruar veten si një person që mund të bëj çfarë të dojë e madje dhe të vrasi, familjen e ka orientuar në drejtim të korrupsionit, të vjedhin sa të mundin dhe ky të bëhet një superfuqi e pushtetit të parasë. Kishte pushtet politik pasi ishte kryeministër, kishte pushtet agjenturor pasi ishte agjent i serbëve dhe i plotësoi të gjitha kërkesat e Serbisë dhe Sllobodan Millosheviçit ndaj Shqipërisë. Shqiptarët kur shikojnë 19 shtëpi me vlerë nga 300 mijë euro e lartë, në vende të Evropës si në Holandë, Belgjikë, Hungari, ne themi vetëm shifrën e shtëpisë që e kanë blerë atje por vetëm që ta blije atë pasuri në Hungari, tatimi bënte 70 mijë euro . Por nuk e kanë deklaruar fare këtë që është plus çmimit të banesës.

Na u paraqit si kryeministri që do qeveriste me duar të pastra, por ky është zhvatësi dhe rrjepësi më i madh i shqiptarëve. Në një situatë të tillë, si mund të dalësh e të justifikosh e të thuash se jam krenare për babanë tim që iu bën vettingu dhe doli i pastër. Pse ia mbushi xhepat Fazlliçi-Berishës, pasi i kaloi pronat nga toka bujqësore në toka industriale, duke i dhënë dhe koncesionin e pullave fiskale, e cila ishte një tragjedi për shqiptarët pasi po i jepeshin armikut më të madh të shqiptarëve e mikut më të ngushtë të Millosheviçit. Ismail Mulleti i jep çdo muaj nga 200 mijë euro Shkëlzen Berishës, pasi përfitojnë nga babai i tij. Përfitojnë benefite të tjera në fushën e tenderave, PPP-ve, etj.

Akuzat për familjen Berisha

Bashkëshortja e Saliut, Liri Berisha ka grabitur e zhvatur me miliona para bizneseve e bashkëpunëtore në krim ishte dhe Argita e cila ka qenë një krah i djathtë në aspektin ligjor duke kamufluar përfitimet marramendëse në aspekt të filantropisë. Shkëlzen Berisha së bashku me të atin, vunë në rresht qeverinë janë nën akuzë për çështjen ‘Gërdeci’, ku hodhën firmat e tyre dhe ndërtuan biznesin e vdekjes dhe janë me qindra persona invalid nga shpërthimi, vetëm për përfitime personale. Në çështjen ‘CEZ-DIA’, dalin hapur çeqet që kanë marrë Shkëlzen Berisha për këtë aferë të rëndë korruptive, dalin hapur se ku i ka marrë dhe sasi të tjera në Çeki së bashku me një serb. Donte ta përgojonte por një televizion në Kosovë e zbuluan nga përgjigjet, videot e materiale të tjera.

Të arrish deri aty sa një avokat me emër, pse ishte i lidhur me Shkëlzen Berishën e pse bënim krime bashkë e veprime të turpshme e akte amorale, Berisha në vend se ta gjente të keqen te djali i tij e t’i thonte turp se këto janë akte amorale që po bën me këtë avokat, shkon dhe porosit vrasjen e avokatit. Avokati është vrarë dhe familja e kërkon avokat Sokol Doçin. Rrënjët dhe porositësin e kësaj vrasje të Sokol Doçin, duhet ta gjejnë te Sali Berisha. Dhe pisllëqet e djalit të vet që bënte me Shkëlzen Berishën, por nuk e kishte fajin Sokol Doçi për çfarë bënte Shkëlzen Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here