Qiprioti Lukas Furlas është kryetari i ri i delegacionit të PE për Serbinë, ja mesazhi që po dërgon Brukseli

0
36

A është kjo një “shenjë” nga Brukseli se sa e rëndësishme është Serbia për Evropën, apo kanë ndryshuar disa gjëra pas zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Evropian? Kështu e nis artikullin e saj media serbe “Danas”, duke iu referuar faktit që një politikan i ardhur nga Qiproja, një nga pesë vendet, që nuk e njeh Kosovën, u emërua në krye të komitetit të PE. për marrëdhëniet me Serbinë BE Vetë Furlas deklaroi se “Serbia është një vend i rëndësishëm për Evropën dhe tha se qëllimi i tij do të jetë të përdorë fondet në dispozicion në mënyrë që Serbia të bëjë përparim të rëndësishëm në rrugën e saj drejt BE”. Qiproja është në mesin e pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ndoshta më e “vështira” në këtë pozicion, dhe së fundmi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ai i Qipros, Nikos Christodoulis, u takuan në Nju Jork .

Furlas ka lindur më 21 të vitit 1969 në Qipro, një gazetar dhe politikan i cili është anëtar i Parlamentit Evropian për Grupin Demokratik që nga viti 2019. Në parlament, Furlas është anëtar i Komisionit të Punësimit dhe Çështjeve Sociale. Krahas detyrave në komisione, Furlas ishte ndër të tjera pjesë e delegacionit të parlamentit në Komitetin e Përbashkët Parlamentar të BE-së. Ndër të tjera ai tha se BE-ja është në një moment të rëndësishëm për politikën e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Ish-gazetari dhe politikani nga Qipro do të pasojë Alessandra Moretti, një deputete italiane nga grupi i socialistëve dhe demokratëve në PE dhe anëtare e Partisë Demokratike Italiane , e cila u zgjodh nënkryetare e delegacionit të PE për marrëdhëniet me Serbinë, si e vetmja kandidate për këtë pozitë. Delegacioni i PE do të ketë 15 anëtarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here