Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, mjeku i Ramës: Operacioni zgjati 2 orë

0
31

Kryeministri iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike të hernies inguinale nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata.

Mjeku Arben Gjata në një reagim për News24, u shpreh se gjendja e kryeministrit është stabël.

“Rama është zgjuar nga anestezia dhe është në gjendje stabël. Operacioni i Ramës zgjati rreth 2 orë, ndërsa kryeministri do të qëndrojë sot në ambientet spitalore Operacioni ishte planifikuar disa ditë më parë”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here