Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, raportohet se është martuar me partnerin e saj, Ervis Bajraktari.
Burimet për Anabel.al bëjnë me dije se Lori dhe Ervisi janë martuar në një dasmë private në Meksikë, me pak miq dhe familjarë.
Dihet se Lori dhe Ervisi kanë një marrëdhënie të gjatë dhe janë lidhur që kur ishin studentë.