Shërbimi kadastral në kolaps, juristja: Ka dy vite që nuk aplikohen dhe nuk regjistrohen legalizimet

0
41

Ornesta Subashi, juriste e specializuar në procedurat e pasurive të paluajtshme tha në studion e emisionit “MCN Economy” se për shkak të aplikimeve të shumta, në periudhën e fundit ka pasur një kolaps dhe mbingarkesë në shërbimet që ofron Kadastra.

Sipas Subashit, për shkak të vonesave shumë individëve i janë djegur edhe kreditë.

“Për shkak të aplikimeve të shumta në periudhën e fundit ka pasur një kolaps të aplikimeve dhe mbingarkesë. Qytetarët ankohen, institucionet si bankat ankohen në lidhje me vonesat që kanë këto aplikime duke qenë se kalojnë dhe afatin . Ka pasur raste kur kartelat apo hartat e pasurive janë vonuar dhe 3 muaj duke i djegur dhe kreditë individëve.”

Më tej, Subashi tha se problematika kryesore është që hipoteka nuk ka një zyrë konsulence për shërbimet e popullit.

“Problematika kryesore është që hipoteka nuk ka zyrë konsulence për shërbimet e popullit ku ata të drejtohen në lidhje me vonesat në lidhje me kamatat.”

Po ashtu Subashi theksoi se ka dy vite që nuk regjistrohen legalizimet.

“Ka dy vite që nuk aplikohen dhe nuk regjistrohen legalizimet.”

Subashi tha se sistemi i dixhitalizimit ka probleme duke shtuar se 75% e popullit nuk dinë të bëjnë aplikime online.

“Jo të gjithë. Pothuajse 75% e popullit nuk dinë ta përdorin.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here