Në një moment kritik për politikën shqiptare, konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako del përpara me një analizë tronditëse të ngjarjeve që kanë shokuar vendin, ndërkohë që komenton edhe situatën gjeopolitike. Gjatë një intervistë tejet interesante dhe të mbushur me detaje të forta për gazetën “SOT”, zoti Cako hedh dritë mbi disa nga ngjarjet më tronditëse që kanë shënuar historinë e fundit të Shqipërisë. Alfred Cako, një emër që tashmë ka bërë bujë në mediat shqiptare, na sjell një analizë mbi vdekjet misterioze të Kastriot Myftarajt, Gert Bogdanit dhe Sokol Olldashit.
Ai flet pa frikë për hijet e errëta që i rrethojnë këto tragjedi dhe për pasojat që ato mund të kenë për politikën dhe shoqërinë shqiptare. Po ashtu, Cako gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, zbulon detaje rreth opsioneve që i janë ofruar ish-kryeministrit Sali Berisha për të shmangur burgu, duke e pozicionuar atë në një lojë të rrezikshme politike. Ndërkohë në një kohë kur stabiliteti i Ballkanit është nën kërcënim, diskutimet rreth rikonfigurimit të tij bëhen gjithnjë e më të nxehta.
Një nga idetë më të pazakonta është koncepti i një kalifati bektashi, që sipas konspiracionistit Cako, po merr formë si një alternativë për qendrat tradicionale të autoritetit fetar. Fuqitë e errëta, që operojnë në prapaskenë, janë të angazhuara në manipulimin e lidhjeve politike dhe fetare në rajon, duke mbjellë përçarje dhe tensione. A është ky një plan i mirëmenduar për të kontrolluar destinimin e një rajoni të trazuar, apo një thjesht imagjinatë e frikshme?
Çfarë fshihet pas këtyre pazareve dhe çfarë rrezikojnë të sjellin ato për të ardhmen e vendit? Kjo intervistë do t’ju mbajë të angazhuar dhe do t’ju ofrojë një pamje të qartë mbi sfidat që përballen shqiptarët sot. A jeni gati të zbuloni të vërtetat që shpesh janë të fshehura? Të gjitha këto i gjeni në këtë intervistë që konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako ka dhënë për gazetën “SOT”.
-Zoti Cako, si e komentoni dënimin e Ervin Salianjit për kallëzim të rremë? A shihej ai si një rrezik brenda PD?
Sigurisht që dënimi i tij ka prapavijë politike edhe sikur të jenë të vërteta akuzat ndaj tij. Askush nga gjykatësit tanë nuk mund të guxojë të futë politikën në vorbulla ku çmimi që paguhet nga shoqëria është më i lartë se kostoja e dëmit që paska shkaktuar Salianji.
Unë mendoj që sistemi i “Drejtësisë së Re”, është zgjatimi shqiptar i Shtetit të Thellë botëror. Këta kanë synimet e tyre për ta kapur e kontrolluar totalisht Partinë Demokratike të sotme që duket se Saliu do ta mbajë për familjen e tij si një makineri që gjeneron pushtet dhe fuqi financiare.
-Çfarë mendoni për pozitat aktuale të Sali Berishës në politikë? Si e parashikoni të ardhmen e tij?
-Sali Berisha është në luftë me kill-luminatin ose një vektor i brendshëm i rëndësishëm politik, si Saliu, po i bën Elitës Botërore rezistencë për të mos ja dhënë asaj çelësat e opozitës shqiptare të sotme. Sigurisht që kjo është diçka pozitive në planin e madh. Ne nuk duhet t’ja u dorëzojmë të huajve sovranitetin tonë politik i cili fillon tek partitë e fuqishme në çdo vend.
Nano shurraqi ja dorëzoi të majtën historike me rrënjë komuniste Deep State dhe përfaqësuesit të tij këtu, Fondacionit Soros kur mbështeti E Ramën e ardhur nga ky fondacion në krye të të majtës. Tash, përplasjet e Berishës me Deep State-n shqiptar të përfaqësuar nga një bythshitur si Dumani nuk janë gjë tjetër veçse sajesa teknike me terma juridike por në fund ose do të negociohet e ardhmja e PD në raport me familjen Berisha, ose do të jetë raport fuqie por jo si rrjedhojë e produkt i zbatimit gjoja të drejtësisë.
-Po vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi sipas jush mund ta marrë drejtimin e PD?
Kjo do të jetë pjesë e çmimit të negociatave mes Familjes Berisha dhe Deep State. Nëse raporti i fuqisë do anojë nga Berisha, gjë që ka pak gjasa, atëhere do të negociohet dhe Argita qëndron pasardhësja e plakut të Tropojës në PD. Në të kundërt, Berishës do t’i thuhet që ose dorëzo PD ose përfundon tek “7 Dritaret”.
-Ideja e Edi Ramës për një “Shtet Bektashi” ka shkaktuar diskutime të shumta. Si e shihni këtë koncept dhe nga kush mendoni se është nxitur kryeministri?
Kjo është ide e kahershme dhe ka lëvizur të paktën para 20 vjetësh si ide në instrumentat e fuqisë së Iluminatit për Kalifatin Ballkanik që CIA e ka aprovuar në fund të viteve 1990. Rama dhe disa lidera të tjerë të Ballkanit në shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, po vendosin copat e puzzle-s pa e ditur qartë se si do dalë puzzle përfundimtar – rikonfigurimi i shteteve ballkanike, pasi të mbarojë lufta e përbotshme që sapo ka nisur.
Ky Kalifat do të ketë bektashizmin dhe jo mekën a Stambollin si qendër e frymëzimeve shpirtërore dhe politike në Tiranë. Në këtë kuptim, do bashkohet Bosnja muslimane, Sanxhaku, Kosova, Maqedonia (ose vetëm Ilirida, pasi ka dy skenarë për këtë), Çamëria. Në këtë territor, myslimanët do synohet të afrohen me Bektët (bektashinjtë) nëpërmjet shumë stimujve nacionalistë por jo vetëm.
-Sa gjasa ka të bëhet realitet shtetit Bektashi në Tiranë?
Pra unë mendoj se ky është plan i madh, afatgjatë, me shumë investime dhe që do realizohet.
-Vdekja e figurave si Gert Bogdani, Sokol Olldashi dhe Kastriot Myftaraj ka krijuar shqetësime. Si e vlerësoni rolin e shtetit në këto ngjarje?
Vdekja e këtyre figurave me një lloj ndikimi mbi politikën e opozitës apo opinionin publik është i dyshimtë dhe mjekët, policia e prokuroria duhet të hetonin më shumë dhe ta bënin publike këtë hetim, cilado qoftë e vërteta.
-Duke qenë se janë hapur disa fronte lufte si ato në Lindjen e Mesme dhe ajo Rusi-Ukrainë. A ka rrezik që situata të eskalojë dhe bota të shkojë drejt një Lufte të Tretë Botërore?
Në fakt Lufta e 3 Botërore filloi kur NATO i hodhi në erë rrjetin energjitik investimit ruso-evropian Northstream 2 dhe sidomos kur trupa dhe teknologjia ushtarake perëndimore sulmuan kufijtë rusë në drejtim të qytetit të Kurskut. Sigurisht që rreziku i goditjes të shumë vendeve evropiane me armë taktike apo strategjike nukleare nga ana e Rusisë, ekziston. Dhe dihet që Rusia i zotëron këto kapacitete së bashku me shtretërit e lëshimit dhe raketat.
-Po kërcënimet e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin se do të përdorë armë bërthamore si i shihni?
I shoh si të mirë studiuara dhe reale. Kjo është madje qëllimi i lojës nga Elita Botërore që i kontrollon të dy krahët e konfliktit në çdo territor. Bota dhe Shqipëria, sigurisht që janë në një rrezik të madh nga kjo përplasje e inskenuar.
Intervistoi: Rigels Seliman