Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se paraja që ka qarkulluar jashtë bankave është rritur në afro 150 milionë €.
Si rezultat i nivelit të lartë të parasë kesh në ekonomi, qeveria krahas bizneseve pritet të kufizojë deri në 750 euro pagesat në dorë për qytetarët.
Eksperti i ekonomisë Edison Zaçaj, i ftuar në një studio televizive, vlerëson se nisma ka për qëllim të reduktojë përdorimin e parave CASH.
Poashtu ai e sheh si një kulturë në periudhë afatmesme edukimin e popullatës, së cilës më vonë do i duhet të fus në përdorim total pagesat me karta.
“Në lidhje me minimizimin e një vlere të caktuar, mendoj se është një nismë për të krijuar dhe një kulturë/ pra, në një periudhë afatmesme, kërkon të kulturojë popullatën e gjerë në mënyrë që pagesat me Cash të reduktohen dalëngadalë.
Në momentin që te mos mbyllet dhe çdo gjë të bëhet përmes kartave, sepse ka njerëz që nuk dinë ti përdorin dhe do ishte e vështirë për tu përshtatur e tërë popullsia.
Në këtë mënyrë është bërë një pjesësim, një copëzim, nga 950€ sa ka qenë në e kanë zvogëluar në 750€. Dhe mendoj se kjo është një mënyre për të krijuar një kulturë në afatmesme, në mënyrë që në afatgjatë të shkohet drejt përdorimit më të shpeshtë të kartave dhe minimizimit të CASH.”
Eksperti i ekonomisë, sugjeron se edhe pse nismë e vonuar do të ndikojë për të luftuar informalitetin në vend.
“Informaliteti është një plagë që duhet kuruar në të gjitha mënyrat dhe themi të drejtën nuk është problem vetëm i Shqipërisë, qoftë pjesa e informalitetit apo edhe elemente të tjerë si korrupsioni e mashtrimet që ndodhin, që nuk janë pozitiv. Duhet të luftohet dhe asnjëherë nuk mund ta luftosh drejtpërdrejti.
Prandaj, kjo është një masë e duhur por e marrë vonë. Duhej të ishin realizuar edhe nisma të tjera që më herët.”