I doli emri në bisedat e “Sky Ecc”/ Paraqitet në SPAK ish-gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha

0
24

Ish gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha është thirrur sot në SPAK. Emri i tij përmendet në dosjen ‘Zarka’ për çështjen e ‘Toyota Yaris’, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Ish-gjyqtarit iu lakua emri në bisedat e Sky Ecc, se mund t’i jepte zgjidhje çështjes. Njëri nga të dyshuarit e quan ‘Beso grupi’ dhe kur bashkëbiseduesi e pyet se kush është, ai merr përgjigjen ‘Besnik Hoxha shkodrani’.

Në SPAK do të thirren edhe katër gjyqtarë të Tiranes të përmendur për dosjen ‘Toyota Yaris’, ish-prokurotë dhe ish-gjyqtarë, një anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që ka qenë mes prokurorëve të kësaj çështjeje dhe prokurorë apeli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here