Atentati i dyfishtë në Don Bosko që tronditi kryeqytetin, identifikohet një nga autorët

0
26

Një nga autorët e plagosjes së dyfishtë në Don Bosko është identifikuar nga Policia. Mësohet se Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi mbetën të plagosur në fillim të muajit shtator, teksa po konsumonin kafe në një lokal në Don Bosko. Po ashtu bëhet me dije se nuk është bërë i ditur identiteti i autorit për shkak të hetimeve.

Plagosja e dyfishtë në Don Bosko ka ndodhur në datën 3 shtator, ku të plagosur me armë zjarri kanë mbetur Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç, ku ky i fundit mori plumb në këmbë, ndërsa Elezi mori plumb në gjoks. Autorët kanë qenë më një makinë tip ‘Golf 5’, kur kanë qëlluar në verandën e lokalit ku dy të rinjtë po pinin kafe.Sipas policisë një nga shënjestrat Kastriot Elezi është me precedent penal dhe i dënuar në Itali për drogë dhe prostitucion. Menjëherë pas atentatit u gjet makina e autorëve e djegur dhe e braktisur në Qerekë në afërsi të Kamzës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here