Antuan Griezman tërhiqet nga përfaqësuesja e Francës pas një karriere 10 vjeçare

0
27

Adriatik BALLA

Franca ka dominuar skenën e futbollit botor për ekipet kombëtare gjatë dekadës së fundit, ku ka fituar një titull europian e një botëror, por grupi i lojtarëve të saj cilësorë pak nga pak po e përmbush moshën e tërheqjes dhe stafit teknik në të ardhmen i del për detyrë të zbulojë elementë të rinj nga moshat në mënyrë që të ruhet cilësia e performancës. Një tjetër veteran u tërhoq dje. Bëhet fjalë për Antuan Griezman, i cili ka njoftuar se e ka marrë vendimin për t’u pensionuar nga Kombëtarja e Francës. Sulmuesi i rrezikshëm kështu i jep fund eksperiencës 10 vjeçare me “Trekolorët”. Futbollisti i Atletiko Madridit e zbuloi këtë vendim sot në mëngjes para ndeshjeve të “Les Bleus” në tetor kundër Izraelit dhe Belgjikës.

Griezman ka luajtur në gjashtë turne të mëdhenj më Francën, duke e përfshirë rolin kyç që e kishte në Botërorin 2018, të cilin e fitoi Franca, por ishte pjesë e kësaj Kombëtareje edhe në rrugëtimin deri në finale të Botërorit 2022 në Katar. “Me zemrën plot me kujtime, vendosa që ta mbyll këtë etapë të jetës sime. Faleminderit për këtë aventurë magjike me “Trekolorët” dhe shihemi së shpejti”, ishte një pjesë e postimit të futbollistit në rrjetin social, “Tëitter”. Ish-futbollisti i Barcelonës ndalet së luajturi për Kombëtaren pasi i shënoi 44 gola në 137 ndeshje. Osmane Dembele është lënë jashtë skuadrës së Paris San Zhermen për ndeshjen e Champions League kundër Arsenalit. Ky vendim pasi lojtari është futur në një debat me Luis Enriken. Reprezentuesi francez u zëvendësua nga Ibrahim Mbajen në minutën e 82-të në fitoren 3-1 ndaj Renes. Më pas kishte një konflikt verbal mes lojtarit dhe Enrikes.

Ish-lojtari i Barcelonës është mungesa e vetme e madhe në listë, përveç të lënduarve Lukas Hernendez, Kimpembe dhe Gonçalo Ramos. Superylli Kilian Mbape është emëruar në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e tyre në Champions League me Lilën. Skuadra franceze pret të mërkurën mbrëma kampionët e Evropës për klube. Mbape pësoi një dëmtim në javën e kaluar në fitoren 3-2 të Realit ndaj Alavesh. Parashikimet fillestare ishin se Mbape do të mungonte për rreth tre javë. Rikthimi i lojtarit ofensiv pritej të ishte pas pushimit ndërkombëtar, por lajmet nga “Santiago Bernabeu” janë inkurajuese. “The Athletic” shkruan se ka mundësi që Mbape të luajë disa minuta kundër Lilës në Stade Morois. Thibaut Kurtois, Dani Kebajos, Braim Diaz dhe David Alaba mbeten jashtë skuadrës së Karlo Ançelotit për ndeshjen me francezët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here