PD kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve për Salianjin, reagon Kuvendi: S’ka arsye

0
28

Grupi Parlamentar i PD-së i ka dërguar një shkresë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ku i kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me një vit burg të deputetit Ervin Salianji. Në shkresë thuhet se ky akt politik dhe që cenon themelet e shtetit demokratik, prek integritetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe cenon mandatin e një deputeti të opozitës.

Ndërkohë burime nga Kuvendi bëjnë me dije se nuk ka arsye për t’u mbledhur Këshilli pasi për rastrin në fjalë Kushtetuta e ka të parashikuar si veprohet me vendimet e formës së prerë. Më tej në shkresë theksohet se në një procedurë ekstra ligjore, pa autorizim të Kuvendit, me një nxitim të pa shpjegueshëm, Prokuroria po ndjek procedurën për arrestimin e deputetit të opozitës. Gjithashtu grupi i PD-së shton se këto veprime të organeve të drejtësisë, që cënojnë parimet bazë të shtetit të së drejtës, kanë krijuar një situatë alarmante të goditjes politike ndaj opozitës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here