“Fredi Alizoti më tha se gjithçka ishte false, imitoi zërin e Agron Xhafajt”/ Si Erzen Breçani ‘fundosi’ Salianjin

0
27

Një detaj interesant i dosjes “Babale”, për të cilën dje Apeli i Tiranës la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë me 1 vit burgim ndaj deputetit të PD, Ervin Salianji, për akuzën “kallëzim i rremë”, i dhënë në dhjetor 2019, ka qenë përgjimi i transkriptuar i ish-kryepolicit afër Partisë Demokratike në kohën që ajo ishte në pushtet, Erzen Breçani (aktualisht nën akuzë për dosjen penale të SKY ECC) dhe rrëfimi i tij më pas në Prokurori, ku e a pohuar bisedën me Fredi Alizotin, dëshmitarin e dosjes.

Në bisedat telefonike të zbërthyera, Breçani pranonte, më pas edhe në dëshminë në prokurori, se Fredi Alizoti i kishte treguar se kishte imituar zërin e Agron Xhafës në audio-përgjimin e publikuar nga PD, për të marrë para.

Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës rrëfente bisedat që kishte bërë me Fredi Alizotin, kunati i Albert Veliut, i thirrur edhe “Babale”. Breçani është telefonuar nga Fredi Alizoti duke i shpjeguar se ai përgjim ka qenë i sajuar dhe fals, por në mënyrë që ai të mos fliste duhet të bëhej pagesa e premtuar sipas tij nga Salianji.

Nga ana tjetër Breçani i ka pohuar se nuk bëhen këto punë, duke marrë në qafë njerëz kot dhe për të përfituar azilin jashtë shtetit. Biseda është përgjuar në 29 maj 2018, mes Breçanit dhe Alizotit, ku ky i fundit tregon se ka bërë zërin e Agron Xhafajt. Ndërkohë një ditë më vonë Alizoti është lidhur në telefon me drejtorin e Policisë Qarkut Fier, duke treguar të gjithë të vërtetën.

Pra nga ana e Alizotit ka pasur një vullnet të plotë për të treguar të vërtetën e kësaj historie, i zhgënjyer nga fakti që ‘Babale’ nuk i kishte paguar 100.000 euro të premtuara. Janë rreth 340 faqe përgjime të kryera nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në datën 29 maj 2018 në orën 21:00 Erzen Breçani, i telefonoi Fredi Alizoti, dhe realizojnë këtë bisedë për premtimin që duhet ta mbante dikush, që e kishte dhënë atë.

Erzen Breçani: Unë nuk kam ditë gjo fare, as u kam thënë hajdeni as hiç, por ai që ju ka premtue, ça u ka thënë, duhet tu rijë tek këmbët e me ja marr

Fredi Alizoti: Nuk kemi marrë asnjë gjë akoma, po do llafosemi, do pimë kafe dhe do të sqaroj unë

Erzen Breçani: Jo me se me premtuan diçka këtu, prit, eee e kupton ti

Fredi Alizoti: Cunat po e mbajnë nga brenda se thesin e kam unë, po ta hap unë thesin mbaron çdo gjë, e kupton vetë ti muhabetin

Erzen Breçani: Në qoftë se i ka hy për lek, ka bo gabimin më të madh, e mo, o shoku jem, po ça boni o burr.

Fredi Alizoti: Unë prapë po ri fisnik, ato që janë premtuar, nuk kam marrë asnjë gjë, edhe unë një llaf tani dhe përmbyset bota, kthehet nga e para e del çdo gjë fallco…e kupton. Janë fallco, janë fallco pot a them me shpirt

Erzen Breçani: Eni pra mos u bini në qafë njerëzve kur janë fallco, mos u bini në qafë njerëzve kot o vlla, për mundësinë e lidhjes së gjithçkaje të trilluar me synimin e marrjes së azilit. Atë ditë e takova rastësisht Babalen dhe i thashë…vetja i thashë, ke hi i mer në qafë robt kot. Me i bo letrat për azil, nuk e di se si i boni këto punë.

Fredi Alizoti: Është e vërtetë kjo ke vllai, është e vërtetë.

Ky komunikim dhe qëndrimi i Fredi Alizotit se gjithçka ishte sajesë është pranuar edhe nga Erzen Breçani gjatë marrjes në pyetje në Prokurori. Sipas dokumentit të prokurorisë, më datë 19 shtator 2018 i janë marrë deklarime shtetasit Erzen Breçani.

Ai ka pranuar se e njihte Albert Veliun nga koha kur kishte punuar në Policinë e Vlorës, por nuk kishte afrimitet me të. Për herë të fundit e kishte takuar para 5-6 viteve, ku kishte kërkuar para borxh. I pyetur nëse e njihte shtetasin Fredi Alizoti, ai ka deklaruar që nuk e njihte këtë person, por mban mend të kishte komunikuar në telefon me një person që i ishte prezantuar si kunati i Babales. Lidhur me bisedën telefonike të zhvilluar me të ai i qëndron bisedës së transkriptuar.

Alizoti i kishte kërkuar që të ulej në kafe me të dhe ti tregonte sesi ishte historia dhe e vërteta. Sipas Breçanit, ai nuk ishte takuar me të por i kishte thënë që të mos i binin njerëzve në qafë kot për të përfituar azil dhe se nuk duhen përdorur këto mënyra.

Përgjimi i plotë me Erzen Breçanin

Në datën 29 maj 2018 në orën 21:000 përdoruesi i numrit 069XXX200 që rezulton të jetë Erzen Breçani, i telefonoi përdoruesit të numrit 067XXX091 Fredi Alizoti, dhe realizojnë këtë bisedë për premtimin që duhet ta mbante dikush, që e kishte dhënë atë.

Erzen Breçani -Unë nuk kam ditë gjo fare, as u kam thënë hajdeni as hiç, por ai që ju ka premtue, ça u ka thënë, duhet tu rijë tek këmbët e me ja marr

Fredi Alizoti -Nuk kemi marrë asnjë gjë akoma, po do llafosemi, do pimë kafe dhe do të sqaroj unë

Fredi Alizoti -Jo me se me premtuan dikçka këtu, prit, eee e kupton ti

Fredi Alizoti -Çunat po e mbajnë nga brenda se thesin e kam unë, pot a hap unë thesin mbaron çdo gjë, e kupton vetë ti muhabetin

Erzen Breçani -Në qoftë se i ka hy për lek, ka bo gabimin më të madh, e mo, o shoku jem, po ça boni o burr.

Fredi Alizoti -Unë prapë po ri fisnik, ato që janë premtuar, nuk kam marë asnjë gjë, edhe unë një llaf tani dhe përmbyset bota, kthehet nga e para e del çdo gjë fallco…e kupton

Fredi Alizoti -Janë fallco, janë fallco pot a them me shpirt

Erzen Breçani -Eni pra mos u bini në qafë njerëzve kur janë fallco, mos u bini në qafë njerëzve kot o vlla, për mundësinë e lidhjes së gjithçkaje të trilluar me synimin e marrjes së azilit

Erzen Breçani -Atë ditë e takova rastësisht Babalen dhe i thashë…vetja i thashë, ke hi i mer në qafë robt kot

Erzen Breçani -Me I bo letrat për azil, nuk e di se si I boni këto punë.

Fredi Alizoti -Është e vërtetë kjo ke vllai, është e vërtetë.

Alizoti, Veliut: Po ngroh vezët

Në datën 19 maj 2018 ora 15:47, Albert Veliu telefonon përdoruesin e numrit 069XXX327 dhe bëjnë këtë bisedë ndër të tjera?

Albert Veliu -E flori ça bën ti?

Fredi Alizoti-Po rrimë po ngrohim vezët.

Albert Veliu -Mirë e motra e mora vesh që po ri, dëgjo këtu se jam dhe me ktë zotërinë ktu unë e mos kini merak se do bëhen të gjitha brenda dy ditëve mbarojnë, e hotelin e paguajnë këta nesër mos kini merak.

Fredi Alizoti -Deri nesër në 12 e kam paguar unë

Albert Veliu -Na na fol çikë me këtë, na fol vetë (flet person tjetër jo posedues i numrit telefonik) alo….

“L-ja është i madhi krushku im, E-ja është ai poshtë”

Në datën 20 maj 2018, ora 09.25 përdoruesi i nr tel. 069 xx xx 599 (shtetasi Albert Veliu) telefonon përdoruesin e nr. të tel. 069 xx xx 770 dhe bëjnë këtë bisedë veç të tjerash:

Albert Veliu – Ku do takojmë të pimë kafe?

770- Të thash dhe dje do të marrim vetë.

Albert Veliu – O vlla unë jam në mes të katër rrugëve në rregull, s’kam ça pres më teni vëllai jot se jam shumë i stresuar dhe i lodhur. Ka edhe të tjerë për lart e për poshtë, s’dua të flas në telefon ka mundësi të takohesh pak 5 minuta…

Në datën 20.05.2018, ora 19.55, përdoruesi i tel: 068 xx xx 692 (shtetasi Albert Veliu) telefonon përdoruesin e nr. të tel. 069 xx xx 327 dhe bëjnë këtë bisedë veç të tjerash:

Albert Veliu – E më thuaj se tani po ulem po flas me lart, mos flassh unë, tani ca të thanë ata zotërinjtë ty?

327- Ata zotërinjtë ishin anë shoqërore e juaja dhe ana e atij tjetrit

Albert Veliu – Po e atij shokut tim, shokut tim nga Vlora, vazhdo.

327- Bravo, erdhën të dy dhe thanë ne kemi urdhër që ik e gjeju një shtëpi një muaj dhe pastaj gjëra të tjera jo.

Albert Veliu – Gjëra të tjera s’bëjnë asnjë gjë at, vetëm shtëpi një muaj? Kaq të tha?

327- Pastaj nuk dimë tha se asnjë njëri e as tjetri nuk na kanë sqaruar asnjë gjë.

Albert Veliu – Ka dhënë urdhër dikur dikush, të vijnë t’ju marrin t’ju sistemojnë e të gjitha ça të duan, kështu është puna.

327- T’ua them hapur atyre.

Albert Veliu – Po, më kanë dërguar, thuaju, e di vetë ti emrin E-ja me L-në.

327- Nuk e di Berti kush na ka shkruar mesazh.

Albert Veliu – L-ja është i madhi krushku im, E-ja është ai poshtë.

327- Shkruaje një mesazh Ledios, Ledios, të na shkruajë në.

Albert Veliu – L si Luli jot, shoqja jote.

327- Puna është se nuk duhet të flas unë, të flasin ata gojarisht dhe ata të jenë se unë kur ika, ika më urdhër.

Albert Veliu – Mos fol shumë në telefon, Luli me Ervinin kaq e di vetë ai.

327- Kush?

Albert Veliu – Luli me Ervinin kaq…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here