Gjykata e Apelit ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë të enjten e 26 shtatorit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, ku u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, për dënimin me 1 vit burg për çështjen babale.
Në reagim, gjykata sqaron se vendimi për Salianjin është marrë në unanimitet, duke përgënjeshtruar lajmet e rreme që portale.
“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marre ne unanimitet”, thuhet në sqarim. Trupa gjyqësore që mori vendimin ishte e përbërë nga Genti Shala, Elona Tora dhe Iliba Bezati.
Pas këtij vendimi, Këshilli i Mandateve duhet të konstatojë përfundimin e mandatit dhe më pas Salianji do të izolohet në qelitë e burgut. Salianji, pas këtij vendimi humbet mandatin e deputetit dhe referuar ligjit të dekriminalizimit nuk e ka më të drejtën të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.