“Vota do të ketë kosto”/ Celibashi zbulon sa do t’u kushtojë emigrantëve

0
35

Në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme pritet të jetë risi vota e emigrantëve, që ndodh për herë të parë në vendin tonë. Për këtë ka folur Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi që ka dhënë detaje për procedurat dhe se si do të bëhet e mundur përftimi i këtij procesi.

Votimi do të bëhet përmes postës, por sipas Celibashit do të ketë kosto ekonomike. Për Zërin e Amerikës, ai ka thënë se e rëndësishme është që garantohet votimi i emigrantëve pavarësisht pagesave që do të kryhen nga vetë ata. Por çfarë nënkupton Celibashi me këtë? Largësia e emigrantëve nga Shqipëria do të ndikojë në koston e postës.

“Mjaft të dish kostot e shërbimit postar ndërkombëtar. Në varësi të largësisë, ato shkojnë nga 10-40 euro apo dollar, e më shumë, për një votues”, tha fillimisht ai.

Por si do të votohet? Celibashi shpjegon procedurën: “Mbeten rreth 28-32 ditë për KQZ-në, për të prodhuar fletët e votimit e për ta dërguar. Që në momentin që ne i dërgojmë fletën e votimit, procesi i votimit, konsiderohet i hapur. Pra mund të kenë një hapësirë disa ditëshe për të votuar.

Zarfi në të cilin ndodhet fleta e votimit është një zarf i bardhë. Ky futet në një zarf tjetër që përmban të dhënat e votuesit. Kur mbërrin, zarfi që përmban adresën, griset dhe mbahet zarfi i bardhë. Të gjithë grumbullohen në një shportë dhe aty bëhet procesi i numërimi”, tha ndër të tjera Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here