Moti i keq bën namin në Shkodër/ Përmbytjet bllokojnë rrugët

0
126

Reshjet me intensitet të lartë gjatë 24 orëve në qarkun e Shkodrës ka shkaktuar disa problematika.

Akset Mosel-Reç dhe Muçaj- Reç në njësinë njësinë administrative Shkrel të Malësisë së Madhe janë të bllokuara dhe të pakalueshme për mjetet, duke pamundësuar transportin e nxënësve në shkollë

Në njësinë Kastrat janë bllokuar rrugët në fshatrat Hot dhe Vukpalaj. Në njësitë e tjera ka vërshime ujërash në rrugë, mbetje dhe inerte, por janë të kalueshme. Pa energji elektrike ka mbetur zona e Vermoshit dhe disa fshatra të tjerë.

Ndërkohë në bashkinë e Vaut të Dejës, janë bllokuar dy rrugë në njësinë Vig Mnele ne lagjen (Bashaj dhe Simqeq), për të cilat po punohet për hapjene tyre. Gjithashtu janë dëmtuar 3 prita malore në këtë njësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here