I mbijetoi tmerrit në Siberi, disidenti rus është i bindur: Putini do të bjerë brenda tre ditësh

0
28

Historitë e dy disidentëve rusë, Alexei Navalny dhe Vladimir Kara-Murza, janë shumë të ngjashme. Të dy u vunë në shënjestër të Putinit, pra nga shërbimi rus i sigurisë FSB, të dy tentuan t’i helmonin dhe të dy përfunduan në një burg rus. Dallimi është se Navalny e përfundoi jetën e tij pas hekurave, dhe Kara-Murza pati fat dhe u lirua në një shkëmbim të madh të burgosurish midis Rusisë dhe SHBA-së. Në të vërtetë, fakti që Vladimir Kara-Murza, së bashku me gruan e tij Yevgenija dhe djalin nëntë vjeçar David, tani janë ulur në hollin e një hoteli në Londër dhe tregojnë historinë e tij, duket si një mrekulli, shkruan Guardian .Ajo që kaloi Kara-Murza në gulag-un e Siberisë dihet nga veprat e Solzhenitsyn dhe shkrimtarëve të tjerë të epokës staliniste. “Unë jam historian dhe më së shumti jam marrë me disidentët sovjetikë”, thotë Kara-Murza. Ai e njeh dhe e kupton mirë historinë, ndaj është i sigurt se regjimi i Putinit do të shembet shpejt dhe pa paralajmërim. “Kështu ndodhin gjërat në Rusi.

Si perandoria Romanov nga fillimi i shekullit të 20-të dhe regjimi sovjetik nga fundi i shekullit të 20-të u shembën në tre ditë. Nuk është metaforë, fjalë për fjalë ishte tre ditë në të dyja rastet.’ Ai është plotësisht i bindur se shansi më i mirë për një Rusi të lirë dhe demokratike dhe paqe në Evropë qëndron në disfatën e Rusisë në Ukrainë. Lufta e humbur që filloi me agresion ka qenë gjithmonë shtytësi më i madh i ndryshimeve politike në vend, thotë ai. Edhe pse ai nuk mendon se vetëm populli rus duhet të marrë përgjegjësi kolektive, por edhe liderët perëndimorë, të cilët “gjatë gjithë këtyre viteve blenë gaz nga Putini, e ftuan në takime ndërkombëtare”. Ai gjithashtu mendon se e vërteta do të dalë në shesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here