Argita Malltezi ka sqaruar 3 akuzat nga dosja 500 faqëshe ndaj ish-kryeminstrit Sali Berisha dhe bashkëshortit të saj.
Duke përmendur një pagesë mijëra euro që Berisha ka bërë për të hapur proces gjyqësor në Paris ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken, Malltezi tha se procesi gjyqësor është hapur nga 4 persona dhe jo vetëm nga Berisha, por duke qenë se dikush duhej të paguante shpenzimet, 3 te tjerët do duhet të kthejnë pjesën e detyruar.
Ajo përmendi disa shpenzime për shërbime shëndetësore të familjes së saj, ku tregoi se nuk është krim që ajo si e bija e tyre të paguaj për prindërit. Po ashtu përmendi edhe një pagesë për fondacionin e Liri Berishës. Sipas Argita Malltezit, nëna e saj nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondacioni dhe se çdo para shkon për trajtimin e fëmijëve.
“Kanë përmendur trajtime shëndetësore, të gjitha të kryera në bankë. Prindërit më kanë thënë merri paratë në bankë, por une i kam paguajtur vetë. Sigurisht që nuk është ndonjë arsye për të akuzuar Berishën. Ime më nuk ka marrë kurrë para, fondacioni nuk është personal, Liri Berisha aty ka një funksion dhe çdo para shkon për trajtimin e fëmijëve. Ky është përfitimi i paligjshëm për të cilën Berisha akuzohet,
Nga 500 faqe të dosjes, 100 faqet e para janë njësoj si 100 faqet e fundit, 200 faqe janë vendimi i arrestit dhe pjesa tjetër janë ujëra vetëm për të zgjatur fjalitë kotë dhe pa asnjë lloj prove,” tha Malltezi.