Mandati i Xhaçkës nuk u dërgua në Gjykatën Kushtetuese, reagon ashpër ambasada e SHBA

0
28

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vendimin e fundit të Parlamentit të për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke mos dërguar në GJK mandatin e Olta Xhaçkës.
Ky shqetësim është ndarë gjithashtu nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, i cili e ka vlerësuar këtë veprim si një cënim të rëndësishëm të ndarjes së pushteteve dhe të funksionimit të sistemit demokratik.
Ambasada e SHBA nënvizoi se qeveria dhe institucionet përkatëse duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe Kushtetutën.

“Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Europian lidhur me vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Siç vërejti kohët e fundit Kryetarja e Parlamentit, marrja e hapave të nevojshme për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është përgjegjësi qendrore e Parlamentit dhe është gjithashtu jetike për ndarjen e pushteteve. Qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe kushtetutën – të gjitha të cilat janë aty për të siguruar që sistemi demokratik është i shëndetshëm dhe lulëzon”, thuhet në reagimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here