Presidenti Joe Biden, ish-presidenti Donald Trump, zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe senatori i Ohajos, JD Vance u panë duke qëndruar krah për krah të mërkurën gjatë ceremonisë së përkujtimit të 11 shtatorit në Ground Zero.
Trump dhe Harris u panë duke shtrënguar duart të mërkurën në Ground Zero përpara një ceremonie përkujtimore për viktimat e 11 shtatorit.
Ky ishte shtrëngimi i dytë i duarve mes Trump dhe Harris në orët e fundit, pasi më parë dy kandidatët u përballën në një debat për zgjedhjet presidenciale. Por takimi i dytë në ceremoninë e përkujtimit të sulmit terrorist të 11 shtatorit është interpretuar si një shenjë uniteti mes dy figurave qendrore që garojnë për Shtëpinë e Bardhë.
Debati presidencial, i pari mes dy kandidatëve dhe ndoshta i fundit, është pasuar nga interpretime të ndryshme, përsa asaj se kush ka fituar.
Nisur nga pritshmëritë, referuar edhe debatit Trump-Biden, që u pasua nga një tërheqje nga gara për mandatin e dytë të Presidentit të SHBA, Kamala Harris vlerësohet si fituese e debatit.
Madje mediat ndërkombëtare shprehen se Trump ra në kurthin e Harris, e cila përgjatë debatit u shfaq e buzëqeshur dhe për çështjet që nuk ishte dakort me Trump, preferoi të bënte gjestikulacione dhe të reagonte me gjuhën e trupit.