Rama mbledh Asamblenë e PS-së më 8 shtator në Durrës, ja çfarë pritet të ndodhë

0
30

Më 8 shtator Rama mbledh Asamblenë e PS në Durrës, bëjnë me dije burime për Report Tv. Asambleja e re do te zgjedh kryesinë e partisë dhe sekretariatin.

Përbërja e re e Asamblesë së Partisë Socialiste u votua gjatë punimeve të Kongresit të PS-së më 28 korrik të këtij viti në Pallatin e Kongreseve, në të cilin Rama bëri publike dhe ndryshimet në qeveri.

Asambleja e re ka rreth 350 anëtarë, ndërsa Kongresi zgjodhi vetëm 156 prej tyre me votën e secilit anëtar, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që mbajnë në nivel qendror dhe lokal.

Janë pikërisht këta emra të Asamblesë së PS-së që do të zgjedhin Kryesinë e ardhshme të partisë dhe listën e deputetëve për zgjedhjet e 2025.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here