Rama bën ndryshime në qeveri pas pushimeve, liron nga detyra zv. ministrin e Bujqësisë

0
34

Ndryshime kanë ndodhur këtë të mërkurë në qeveri. Mësohet se është liruar nga detyra zëvendës ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të   ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë”, thuhet në vendimin e plotë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here