Lirohet nga detyra inspektori i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, ja kush e zëvendëson

0
27

Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra inspektorin e Përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit, Blend Çobani.

Në vendin e Çobanit si inspektori i Përgjithshëm i SHISH është emëruar Rafail Milo.

Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Blend Çobani, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
Rafail Milo emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here