Daku nuk do të largohet nga Rubin Kazani, rusët “fërkojnë duart”

0
33

Adriatik BALLA

Lojtarët e Kombëtares e kanë nisur sezonin e ri përgjithësisht në mënyrë pozitive, por ka dhe futbollistë që ende nuk kanë gjetur destinacionin e preferuar në treg, sikurse ndodh me Armando Brojën, që ende është pa skuadër, në kuptimin që Çelsi nuk ka mundur të gjejë gjuhën e përbashkët me klubet që janë interesuar për të. Ndërkohë, atë që nuk po e bën Broja duket se po e realizon më së miri sulmuesi tjetër kuqezi, Mirlind Daku, i cili ka një start mbresëlënës në Superligën e Rusisë me klubin e tij, Rubin Kazan. Kurse për Brojën ka reaguar dje Ipsuiç Taun, duke thënë se nuk është mbyllur nde si opsion transferimi i tij.

Daku mbetet i Rubin Kazanit në Rusi

Sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë, Mirlind Daku, nuk do të largohet këtë sezon nga skuadra e tij, Rubin Kazan edhe pse faza e transferimeve mbetet e hapur. Ishte vetë babai i sulmuesit që e pohoi këtë për mediat ruse, duke theksuar se për djalin e tij pati interesim nga disa klube, por jo propozime konkrete, prandaj në të ardhmen e afërt ai do të mbetet në ekipin rus. Një lajm i mirë për tifozët dhe për trajnerin Rahimov, sepse Daku është lojtari më i mirë i skuadrës, teksa deri më tani “ylli” i sulmit ka mundur të pozicionohet i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të kampionatit rus, me 5 gola, 2 më pak se Maksim Glushenkov i Zenit. Rendimenti i tij deri tani është me 0.38 gola për ndeshje, ndërsa në total me skuadrën e Rubin Kazan ka shënuar plot 15 në 39 ndeshje, teksa duhet theksuar se shumë pak lojtarë në historinë e këtij klubi kanë qenë më efikasë se “bomberi” nga Gjilani, rreth 6 apo 7.

Në krahun tjetër, Dakut i duhen edhe vetëm 6 rrjeta për të hyrë në 10-shen e shënuesve më të mirë të klubit për të gjitha kohët, teksa pritet se ai mund ta arrijë shumë shpejt këtë gjë. Sa i përket klubit, drejtuesit e Rubin Kazan shpresojnë që shqiptari të thyejë rekordin e transferimeve të klubit, rekord që e vendosi sulmuesi kolumbian, Salomon Rondon me 18 milionë euro kur kaloi te skuadra e Zenit në 2014. Daku mund ta ketë më të lehtë të kalojë dy lojtarët e tjerë më të shtrenjtë që janë larguar nga Kazani, dhe që janë rusi Buharov dhe iraniani Serdar Azmoun, edhe këta te “gjigantët” rus” të Zeniti për nga 12 milionë euro secili. Megjithatë, duhet theksuar se pavarësisht gjithçkaje sërish shitja e Dakut mund të konsiderohet një sukses i madh për klubin e elitës së futbollit rus, teksa kujtojmë se sulmuesi u mor për shifrën e vetëm 1.2 milionë eurove, korrikun e kaluar nga skuadra e Osijek.

Sulmuesi/ Broja ka ende një shans të kalojë te Ipsuiç, duhet vullnet i klubeve

E ardhmja e sulmuesit shqiptar të Çelsi, Armando Broja ende është në dilemë. Afati kalimtar i kësaj verë mbyllet të premten mbrëma. Reprezentuesi i Shqipërisë është i lidhur me transferimin tek Ipsuiç Toën. Trajneri i kësaj skuadre, Kieran McKena konfirmoi se klubi është ende në bisedime me Çelsi për një marrëveshje të mundshme për sulmuesin Armando Broja. “Armando, sigurisht që është një lojtar me të cilin kemi folur”, ka thënë McKena. “Ka diskutime me Çelsi për momentin, por unë nuk kam qenë në dijeni të tyre në 24 orët e fundit. Ka diskutime në vazhdim, kështu që ne do të shohim nëse është gjëja e duhur për klubet dhe lojtarin para të premtes”, ka theksuar McKena.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here