Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në Mërtiraj, Gorrisht të Vlorës gjatë natës. Zjarri është përhapur shumë shpejt, i favorizuar dhe nga era, duke djegur sipërfaqe me pemëtari dhe bimësi.
Flakët kanë vijuar që të përhapet me shpejtësi, ndërsa zjarrfikësit e Selenicës e kanë pasur të vështirë që të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.
Mësohet se 6 automjete zjarrfikëse kanë ardhur nga Vlora dhe Fieri, ndërsa paraprakisht bëhet e ditur se janë djegur rreth 3 mijë rrënjë ulliri.