I akuzuar për dhunë ndaj një ‘tiktokeri’ dhe i shpallur në kërkim në Kosovë, Noizy del me njoftimin e papritur

0
42

Raperi shqiptar, Noizy, i cili është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të TikTok, Medi Iseni në një klub nate në Pejë mëngjesin e 2 Gushtit, duket se nuk do të dorëzohet në polici pas lëshimit të fletarrestit ndaj tij.

Pasi më herët njoftoi anulimin e koncertit të tij në Gjilan, reperi ka njoftuar se do të jetë në koncertin e tij të radhës më 7 gusht, në Sarandë.

“Koncerti më i bukur në jug të Shqipërisë, Saranda bëhuni gati”, ka shkruar Noizy në postimin e tij.

Ndaj Noizy-t është lëshuar fletëarresti nga autoritetet kosovare dhe uniformat blu po bëjnë kërkime për vendosjen e tij në pranga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here