Për Romeon dhe binjakun e tij kjo verë ka qenë e gjitha e përfshirë me emocione. Pasi mbylli eksperiencën e tij në “Big Brother”, aktori ka preferuar që të pushojë gjatë. Pasi ka kaluar disa ditë në jug dhe në Itali, ai dhe Heidi kanë qenë në Berlin, ku dhe kanë ndjekur koncertin e Justin Timberlake.
Natyrisht që nuk ka munguar as Donaldi, së bashku me Borën, për ta bërë këtë eksperiencë edhe më të bukur. Por teksa jeta sentimentale shkon për mrekulli për binjakët, karriera e tyre në televizion ka bërë disa hapa mbrapa. Formati i tyre “Më lër të flas” është mbyllur përfundimisht, duke bërë që të dy të jenë jashtë ekranit. Kujtojmë se pas daljes nga “Big Brother”, Romeo pati jo pak hatërmbetje me produksionin, për faktin se u rendit i treti në këtë garë, edhe pse përflitej si fituesi.
Ai nuk u shfaq në asnjë nga emisionet, për gati 1 muaj, ku edhe theu heshtjen tek Manushi. Aktori u përpoq ta justifikonte këtë mungesë të tij si nevojë për të shkëputur pak nga ekrani pas 4 muajve në “Big Brother”. Por ajo që dihet me siguri është fakti se Romeo dhe produksioni nuk janë ndarë dhe aq mirë. Të njëjtin fat ka pasur edhe Donaldi, që në kohën që i vëllai ishte në “Big Brother” nuk linte pa hedhur disa kunja si për Ledionin ashtu edhe për të gjithë produksionin.
Problemet kanë vijuar edhe kur “Big Brother” është mbyllur, ku Romeo nuk i është përgjigjur disa ftesave, ndonëse pjesëmarrja e tij ishte në kontratë. Kjo ka bërë që raporti i tyre të marrë fund njëherë e mirë, duke mbyllur çdo projekt që kishin së bashku. Por kjo krisje, ka sjellë edhe penalizimin e Heidit. Finalistja e “Big Brother” përflitej se do të ishte një nga personazhet që do ta shihnim në sezonin e ardhshëm televiziv në ‘Top’.
Dhe ftesa e parë mbërriti, ku Manushi e ftoi që të ishte pjesë e “Procesit Sportiv” gjatë kohës së Europianit, por vetë Heidi e refuzoi këtë ftesë. Dhe duket se kjo është ftesa e fundit që konkurrentja ka marrë nga ‘Topi’. Natyrisht që edhe raportet e të dashurit të saj me produksionin, duket se edhe Heidi në sezonin e ardhshëm nuk do të jetë në ekran.
Por, në pikëpyetje është edhe fati i Bora Zemanit. Moderatorja sezonin e shkuar nisi edhe formatin e ri, “Cherry on top”, veç “Dancing with the stars”. Por anulimi i formatit të kërcimit vë në pikëpyetje edhe formatin e ardhshëm për Borën. Kjo për faktin se të shumtë kanë qenë ata se kanë shprehur se emisioni i Borës është një format i parë dhe i përsëritur, si dhe i ngjashëm me formatin e binjakëve. Mbetet për t’u parë nëse organizatorët do ta rikthejnë në ekran sërish këtë sezon të ri Borën. Hedi Baçi e ftuar në emisionin “Top Arena” ka folur për raportin që ka me Donaldin, vëllain binjak të Romeos dhe partneren e tij.
Por pas përjashtimit nga televizioni, dyshja do të shfaqet së bashku edhe në një film. Kjo do të jetë edhe eksperienca e parë e Heidit që do të ketë në ekranet shqiptare. Heidi ka “braktisur” Italinë dhe po jeton me Romeon në një apartament në Tiranë. Pas përfundimit të spektaklit, çifti kanë vendosur që t’i kushtojnë kohë njëritjetrit, duke qëndruar larg syrit të publikut dhe angazhimeve në media. Heidi Baci dhe Romeo Veshaj është çifti më i përfolur për momentin. Edhe pse kishte dyshimte të shumta nëse do ta vazhdonin atë që nisën në “Big Brother VIP”, duket se çifti u ka dhënë fund këtyre aludime pasi në shumë dalje janë parë bashkë.
Heidi dhe Romeo ishin këto ditë në Itali dhe sigurisht përveç talljeve që bën Romeo me komshijet e Hedit, nuk mund të mungonte dhe takimi me prindërit e saj. Duket se tashmë historia e dashurisë së çiftit është konsoliduar dhe tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse t’u hyjnë projekteve që kanë për filmin.