Atleti shqiptar ‘shkrun historinë’, kualifikohet për në finale në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

0
82

Sot është dita e 8-të e Lojërave Olimpike të Parisit dhe është radha e sportistëve të atletikës për të garuar. Atleti shqiptar Franko Burraj garoi sot në disiplinën 100 metra, në “Stade de France”, në baterinë e tretë kualifikuese për raundin paraeleminator.

Burraj e përfundoi garën në vendin e dytë, duke u kualifikuar për në fazën finale. Ndërkohë që nesër është rradha e Luiza Gegës, e cila do të garojë në disiplinën 3000 metra me pengesa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here