Shefi i Policisë së Durrësit zaptoi tokën shtetërore në plazh dhe ndërtoi vilë pa leje

0
82

Ish-shefi i AMP-s, Kushtrim Selimi duket se nuk kishte “pasion” vetëm shkrimin e lajmeve të pavërteta për kolegët dhe shefat e tij në Policinë e Shtetit, por kishte një sy të mprehtë edhe për “real estate”.

Por vizioni i tij si ndërtues e vendosi sërish në telashe me Agjensinë e Mbikqyrjes Policore.

Nga hetimet e kryera, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, AMP doli në përfundimin se Kushtrim Selimi, në kohën që ka qenë drejtori i institucionit në Durrës ka zaptuar një sipërfaqe trualli.

Përzgjedhjen e kishte bërë në zonën e Kallmit, duke zabtuar një pronë shtetërore.

Edhe pse në paligjshmëri, personi që duhet të ruante rendin, grabiti tokën dhe ndërtoi një vilë…sigurisht që në një mënyrë të paligjshme.

Edhe kësaj here Selimi është shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja në banesë.

Njoftimi i AMP-s:

Një shef sektori në Drejtorinë e Policisë së Durrësit është shpallur në kërkim nga AMP-ja, për shkak se akuzohet se ka zaptuar një tokë shtetërore në zonën e Kallmit dhe ka ndërtuar në të një vilë banimi pa leje. Bëhet fjalë për Kushtrim Selimin. 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se ka ekzekutuar shtatë masa sigurie, bazuar në urdhrin e Gjykatës së Durrësit dhe kërkuar nga organi i akuzës, në lidhje me procedimin penal të vitit 2024.

1 – Masa e sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj shtetasit Kushtrim Selimi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim”, “Ndërtim i paligjshëm”, “Vjedhje e energjisë elektrike”. Shtetasi është shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

2 – Masa e sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj shtetasit E.V., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Shtetasi është shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit nuk është gjendur në banesë.

3 – Masa e sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases R.O., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “ Moskallëzim krimi”.

4 – Masa e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” ndaj punonjësit të policisë E.P. me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim të detyrës, i kryer në bashkëpunim”.

5 – Masa e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” ndaj punonjësit të policisë S.S. me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim të detyrës i kryer në bashkëpunim”.

6 – Masa e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” ndaj punonjësit të policisë K.K. me detyrë Specialist i Rendit në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim të detyrës i kryer në bashkëpunim”. 

7 – Masa e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” ndaj punonjësit të policisë A.J. me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Kavajë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim të detyrës i kryer në bashkëpunim”.

Nga hetimet e kryera u siguruan prova se shtetasi Kushtrim Selimi, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si Shef sektori pranë AMP Durrës, duke shfrytëzuar atributet e pozicionit, ka zaptuar një sipërfaqe trualli, pronë shtetërore në lagjen “Kallm” të Durrësit, ku dhe ka ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme një vilë.

Punonjësit e policisë, tashmë nën masa sigurie, në dijeni të veprimeve të kundraligjshmë kanë siguruar mjetet e nevojshme për ndërtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here