KLP emëron një prokurore të re në SPAK

0
91

Anita Jella është prokurorja më e re e SPAK. Emërimi i saj u bë gjatë mbledhjes së kësaj të mërkure të KLP, me 8 vota pro, duke marrë miratimin e të gjithë anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

Jella u emërua si prokurore e strukurës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Vendimi i KLP erdhi pas verifikimit që ka bërë SPAK, i cili raportin e ka dorëzuar në Këshillin e Lartë të prokurorisë.

“Jella i plotëson kushtet për të ushtruar detyrën në SPAK”, thueht në raport.

Ajo ka kaluar me sukses kontrollin për pasurinë dhe verifikimit të pastërtisë së figurës.

Anita Jella s’ka pengesë ligjore për t’u ngritur në detyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here