Situata e zjarreve në zonën e Shëngjinit është përkeqësuar gjatë natës, pasi flakët kanë rrezikuar edhe shumë banesa, ndërsa janë evakuuar disa familje. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri Taulant Balla, i cili po shkon nga afër situatën.
Edhe pse janë zhvendosur aty forca zjarrfikëse nga shumë bashki, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura shtrirja e madhe e flakëve dhe era e fortë po rrezikojnë disa banesa. Policia e Shtetit përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe DVP Lezhë kanë evakuuar banorët gjatë natës.