U arrestua nga SPAK, kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka rezulton përdorues i aplikacioneve SKY ECC

0
43

Aurel Zarka, kryeprokurori i Vlorës, i arrestuar me urdhër të SPAK, rezulton përdorures i aplikacioneve SKY ECC. Gazetari, Ermal Vija raporton se hetimet nga SPAK, kanë nisur nga zbërthimi i këtyre kodeve. Dyshohet se Zerka ka pasur bisedime për favorizime.

“Ajo që kemi mësuar në minutat e fundit, hetimi ka nisur në bazë të aplikacioneve SKY ECC, nga zbërthimi i këtyre kodeve, drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës rezulton si përdorues i të pakten 4 kodeve të këtyre aplikacioneve, ku ka dyshime nga ana e prokiurorusë, që të ketë pasur bisedime për favorizime dhe vepra të tjera, për të cilët prokurorët kanë evidentuar rolet e të përfshirëve. Hetimet janë në vijim e sipër, po zhvillohen operacione edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Të paktën 4 kode janë zbuluar nga SPAK, se ishin në përdorim të prokurorit të Vlorës”, raportoi ndër të tjera gazetari, Ermal Vija.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here