Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës është rishfaqur në një konferencë për media, duke treguar se nuk e mban vendi, teksa ka folur sa i takon akuzave të ngritur nga Prokuroria e Posaçme ndaj babait dhe burrit të saj për aferën e privativit të ish-kompleksit “Partizani”. Malltezi është shfaqur në konferencë krah ish qjyqtares Klodiana Gjyzarit së shkarkuar tre vite më parë nga Vettingu.
Në vendimin e arsyetuar për gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari, KPK ekspozon probleme të pasurisë dhe një rast të konfliktit të interesit, por edhe një seri vendimesh të denoncuara për shkelje, mes të cilave edhe gjykimin e një të vdekuri. Më 1 shkurt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari, pas përfundimit se ajo nuk arriti nivelin e besueshëm për pasurinë dhe në vlerësimin tërësor të çështjes, për cenim të besimit të publikut te drejtësia.
Trupi gjykues i kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin konstatoi mungesa financiare në vlera të mëdha për krijimin e pasurive, kryerjen e investimeve gjatë periudhës së rivlerësimit 2003-2016. Gjithashtu u konstatua konflikt interesi në blerjen e një apartamenti tek një shoqëri ndërtuese, që kishte qenë palë paditëse në një proces të shqyrtuar prej Gjyzarit, disa muaj para se ajo ta dispononte këtë pasuri.
Ndërkohë, Komisioni ka rrëzuar si të pabazuar një raport të dytë të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK që ngrinte dyshime për përfshirje të subjektit të rivlerësimit për veprime të kundërligjshme në sistemin e drejtësisë.


































