Po shpronësohet toka e lumit Seman/ Braçe ngre zërin në mbrojtje të banorëve të Imshtit: Do më keni përballë

0
54

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ngre zërin për mbrojtjen e tokës së lumit Seman pranë fshatit Imshtë të Lushnjes. Përmbaruesi ka njoftuar se do të ekzekutojë vendimit nr 77 datë 3 korrik 2014 të Gjykatës së Apelit që bën për pronar toke Bilbil Xhindolen dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për të qenë prezent atje për të ndihmuar në ekzekutimin e vendimit.

Banorët pretendojnë se ajo tokë ka qenë tokë e lumit. Edhe Braçe i ka dalë në krah banorëve duke ngritur zërin që kjo tokë të mos tjetërsohet pasi si tolë e lumit me ligj të shtetit dhe natyrës e patjetërsueshme dhe e parashkrueshme. Braçe hedh dyshime për procedurën si kjo tokë është shpronësuar.

““Po më thonë buqjit e Imshtës, që sot në orën 10:00 buzë lumit në tokën e shtetit do të ndodhë e njëjta histori. Ish pronari, që nuk figuron në asnjë dokument, një farë Xhindole, Xhindole, po i shkon deri në fund historisë për të shpronësuar shtetit, dhe për të marrë atë tokë që në fakt është tokë e lumit me ligj të shtetit e të natyrës, që do të thotë e patjetërsueshme dhe e paparashkrueshme. Që do të thotë e lumit dhe e shtetit sa të ketë jetë mbi të”

Braçe ngre pyetjen: Ku e gjeni kurajon? Dhe kërkon që të zbulohet procedura si ndodhi shpronësimi

“Ore kush ju ka dalë për Zot që do shpronësoni shtetin e do pronësoni Bilbil Xhindolen?

Një apel ka dhe për policinë e Lushnjes e cila është thirrur të jetë atje në orën 10:00 në ndihmë të përmbaruesve për të ekzekutur vendimin

“Po i drejtohem drejtuesit të Policisë së Fierit dhe drejtuesit të Policisë së Lushnjes. Ku e gjeni kurajon të refuzoni ligjin në fuqi e të shpronësoni me dhunë shtetin?

Kush ju ka dalë për zot që e shpërdoroni detyrën deri në këtë farë feje?

Kush jeni ju që thoni ne se njohim ligjin por njohim përbarimin që është një krim kokë e këmbë kur kërkon të tjetersojë një pronë shteti të patjetërsueshme? Dakord, meqë po e kërkoni përballe do me keni!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here