Ja kur do vijë ambasadori i ri i SHBA në Tiranë dhe kush e kërkon eliminimin fizik të Donald Trump

0
57

Ja kur do vijë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe kush e kërkon eliminimin fizik të kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump. Këto dhe të tjera detaje i ka dhënë ish-këshilltari i Sigurisë në SHBA, John Bolton. Ky i fundit në një intervistë ekskluzive për “FokusTV” dhe gazetën “SOT”, zbulon se pse Kongresi amerikan s’e ndalon dot presidentin e SHBA të tërhiqet nga NATO. Po ashtu ai tregon se çfarë do të ndodhë më “non-gratën” e Sali Berishës nëse Trump zgjidhet president i SHBA-ve.

Robert Papa: Ç’po ngjet ambasador? Unë e di mire se ç’është kulti i individit. Ç’po ndodh me Partinë Republikane? Flasin në Konventë djemtë dhe nuset e djemve apo mbesa e Trumpit. A ka qenë gjithmonë kështu?

John Bolton: Jo, jo. Shumë e pa pazakontë. Tipike Trumpiane.

Robert Papa: Trumpi nuk është normal, a është gjithçka e mundshme me Trumpin? Duket se do fitojë

John Bolton: Përpara se u tërhoq Biden do thoja se fitonte. Njerëzit erdhën të konkluzioni se Biden nuk ishte në lartësinë e detyrës. Askush nuk i uron të jetë i sëmurë por arrti në një pikë ku nuk mund të performonte më, ashtu siç ka nevojë presidenti të përformojë. Biden po fundosej me shpejtësi dhe numrat po shkonin poshtë. Trump dukej i pandalshëm. Kur u tërhoq Biden, pyetj ishte çfarë do bënin demokratët. A do kishin një konventë të hapur apo thjesht do zgjidhnin Kamala Harris.

Zgjodhen Harris. Nuk mendoj se është nominimi ityre më i mire. Dinamika e zgjedhjeve nuk ka ndryshuar shumë. Por Kamala Harris ka një shans të fitojë. Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, do parashikoja që fiton Trump, por është një lojë shumë e vështirë. Mendoj se tani nuk është Bideni kandidati i plakur por është Trump. Nuk mendoj se zgjedhja e Vance qe e duhura. Është kohe e paqartë. Ngjarja e madhe do jete përzgjedhja e zëvendësit te Harrisit. Kjo do na thitë shumë rreth strategjisë së saj politike.

Robert Papa: Gaboi me Vance?

John Bolton: Po, ai mezi fitoi në Ohajo. Ishte 15% me pak vota si guvernatori. Ka vlera si kameleon. Ka e-mail private ku e quan Trumpin -Hitler. Tani është avokati më i madh i Trumpit. Ishte gabim i Trumpit.

Robert Papa: Vance është senatori që ka bllokuar emërimet e ambasadorëve. Si ka mundësi që një senator të bllokojë me dhjetra ambasadorë?

John Bolton: Ka konventa dhe tradita në Senatin Amerikan. E quajnë veten “Trupi më Diktues” në Botë. Sa i takon kortezisë së senatit, siç quhet, senatorë individualë kanë shumë ndikim. Një senator bllokon për një kohë derisa lideri i mazhorancës vendos për mbyllje dhe përcaktim të kohës se sa mund të zgjasë bllokimi. Pres që tani që Vance do merret me fushatën,shumë nga emërimet e ambasadorëve do të kalojnë. Është një praktikë e hershme. E përdorin demokratët dhe republikanët. Liberalët dhe konservatorët.

Robert Papa: E përdorën me ju, kur u emëruat ambasador në OKB. E kam saktë?

John Bolton: Ta them nga përvoja vetjake. Siç thotë Mafia:”asgjë nuk është personale”.

Robert Papa: Biden është shumë i dobët me Iranin dhe jo shumë i ndershëm me Netanjahun. Apo jo?

John Bolton: Di shikohet pas takimeve të Netanjahut me Biden, Harrisin dhe me Trumpin. Fjalimi i Netanjahut në Kongres është shumë i ashpër. Nuk u tërhoq fare. Ka shumë mbështetje, por ka disa demokratë që jane kundër, por amerikanët në shumicë mbështesin Izraelin kundër Hamasit dhe kundër Iranit. Trump do përdorë kundër Harrisit, dobësinë e administratës së Bidenit ndaj Iranit.

Përplasja mes Hamasit dhe Izraelit nuk ka ndryshuar. Izraelit i është dashur një lloj armëpushimi për të liruar disa nga pengjet e tij. Gjetën 5 trupa të vdekur. Izraeli kërkon të marrë aq shumë sa mund të marrë. Hamas kujton se armëpushimi do jetë fundi i luftës. Zero mundësi që Izraeli ta pranojë këtë.

Robert Papa: Orvatja për atentat ndaj Trumpit ishte shokuese. Por ka zëra se Irani kërkon ta vrasë Trumpin. Unë e di se ka më se 3 vjet që sekret service ju ka marrë në mbrojtje prej iranianëve. A është në lartësinë e duhur Shërbimi Sekret?

John Bolton: Kërcënimi ndaj Trumpit prej iranianëve është real. Unë kam parë shumë fakte rreth kësaj. Ai ka qenë gjithmonë kë krye të listës së Iranit, bashkë me Pompeon,mua edhe të tjerë,nga vrasja e Kasem Sulejmanit. E dinim prej kohësh se Trump ishte objekt i tyre,por nuk mendoj se Irani do merrte hapa për këtë se s’do që ishte gjëja e zgjuar të bënin. Ata bëjnë shumë gabime,ky do ishte një prej tyre. Të gjithë u shokuam nga afërsia e snajperit nga ku shtiu me plumba.

Do ketë shumë hetime. FBI ka nisur hetimin kriminal. Duhet të shikojmë të gjithë faktet të bashkuara. Qitja ishte një problem më vete, kësisoj, pa parë gjithë faktet, është e vështirë më rekomandime. Të them se agjentët e shërbimit sekret janë shumë profesionistë. Më kanë mbrojtur kur isha Këshilltar i Sigurisë Kombëtare si dhe tani. Unë kam shumë besim se jam i mbrojtur prej tyre.

Robert Papa: Trump mund të tërhiqet nga NATO. Në Ballkan dhe Shqipëri kujtojnë se kongresi e ndalon, por kjo do ishte anti-kushtetuese. A kam të drejtë?

John Bolton: Ke të drejtë. Kongresi kaloi aktin Kombëtar të Mbrojtjes, ku thuhet se një president nuk mund të tërhiqet nga NATO pa aprovimin e dy dhomave, Kongresit dhe Senatit. Ai ligj është anti -kushtetues. Nuk ka pasur kurrë një vendim definitiv nga Gjykata Supreme. Çeshtja më ë afërt është Gollbalter dhe Karterit kur Karter tërhoqi njohjen e republikës se Kinës. Gjykata tha se është çështje politike jo ligjore,pra gjykata nuk mund te vendosë në asnjë mënyrë. Presidentët janë tërhequr nga shumë traktate dhe senati nuk mund të bënte asgjë. Unë kam shërbyer dhe kam ndihmuar shumë presidentë të tërhiqen nga shumë traktate.

Siç thate ju, është vështire te kuptohet. Të tërhiqesh nga NATO,do të thotë te tërhiqesh nga Traktati i Uashingtonit. Traktat që krijoi NATO-n. Kongresi nuk e ndalon dot. Kongresi kaloi nje rezolutë ta ndaloi, por kjo është anti-kushtetuese. Presidentët nuk i ulën Gjykatës Supreme, por kanë fuqi të braktisin çdo traktat. Unë kam shërbyer ndaj shumë presidentëve që jane tërhequr nga traktatet. Mbase Trump nuk tërhiqet, mbase e shpërqendrojnë për 4 vite. Dëmi që mund ti bëjë NATO-s ato 4 vite do jenë të pariparueshme. Nuk shikoj ndonjë rrugë që Vance ta ngadalësojë për këtë. Ai do jetë një përshpejtues i antipatisë së Trumpit ndaj NATO-s. Ai do afrohet me Putin, Shi Xhi Pingun apo Kimin e Koresë.

Trump nuk është normal, çdo gjë është e mundshme. Sepse ai thelbësisht, nuk beson për asgjë. Të gjithë politikanët kërkojnë të përfitojnë për vete vetëm politikisht. Trumpi çdo gjë shikon me prizmin se çdo gjë të jetë në dobi të Donald Trumpit. Gjatë kohës time si këshilltar, ne për të siguruar interesat e sigurisë kombëtarë, ja paraqisnin çështjet si vetëm një dobi politike për Trumpin dhe jo siç ishte realisht; pra harronim analizën strategjike. Duhet menduar se a vepron Trump si person normal, por kjo nuk ngjet.

Robert Papa: Nëse Trump largohet nga NATO, ku e le kjo Kosovën? Ballkanin, Shqipërinë?

Bolton: Hap dyert për më shumë ndikim të Rusisë. Pas luftës së ftohtë mendova se po bënim progres, por ne vitin 2014 Rusia tregoi të kundërtën, Amerika dhe Europa nuk vepruan me përgjegjësi më 2014, nuk vunë sanksione dhe kjo e la Putinin dhe te tjerë në Kremlin, të mendonim se ata mund ta bënin këtë përsëri.

Robert Papa: A do rrinë institucionet e forta sepse mbas vendimit të Gjykatës Supreme, Trump mund te beje çdo gjë? A mundet ai, realisht?

John Bolton: Unë nuk e lexoj vendim siç e lexon shumica. Imuniteti presidencial është veç për aktet zyrtare, jo për aktet e paligjshme, si p.sh kur ai don të vjedhë zgjedhjet,nuk është akt zyrtar apo për korrupsion. Vendimi i gjykatës nuk qe aq i qartë sa duhej të ishte dhe mbase ky do jetë burim katastrofe nëse ai fiton. Kësisoj 4 vite nuk do jenë të lehta se ai do i sjelle dëm vendit por mendoj se Trump nuk është aq i fortë të mbikalojë kushtetutën. Kushtetuta dhe institucionet do të prevalojnë.

Robert Papa: A po jepet ndihma si mëshirë për Ukrainën apo është interesi kombëtar amerikan?

John Bolton: Kjo është diçka me rëndësi. Shumë amerikanë, përfshi Trumpin kujtojnë se ne po japim ndihma se jemi vend i NATO-s siç i japim Japonisë apo Koresë se Jugut, si akt mëshire. Sikur i ndihmojmë nga zemra dhe nuk fitojmë asgjë. Nuk kuptojmë se nje aleance kolektive e mbrojtjes, nëse punojmë tamam, i bën të gjitha vendet e aleancës me të forta. Ombrella bërthamore e Amerikës në Europë, i ben vendet e Europës me te sigurta, por na bën edhe ne me te sigurt, kësisoj që ndaj Tump nuk kupton se si funksionon NATO.

Një arsye se ai do orvatet te tërhiqet, sepse nuk e kupton. Ai kujton se ne japim siguri për evropianet dhe ata nuk paguajnë. Nuk funksionon kështu. Trump nuk ka asnjë filozofi apo asnjë mënyrë politikash. Nuk i kupton këto terma. Ka drita neuronesh. Për Ukrainën ka vetëm mendime negative. Vancë është rreshtuar me pozicionin e Trumpit. Trumpi po i jep drejtimin Vance për të sulmuar se të dy nuk e kuptojnë realitetin global dhe cilat janë interesat kombëtare të Amerikës.

Unë nuk jam avokat i ndihmës ndaj Ukrainës dhe nuk del kjo dashuri nga zemra ime, apo se amerikanët janë njerëz të mirë,në fakt ne jemi, por këtu është në diskutim interesi kombëtar amerikan, për të ndalur këtë agresion nga Rusia kundër Ukrainës se krijon rrezik për paqen dhe sigurinë e Europës. Do dëshiroja që europianët ta kishin kuptuar këtë dhe të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e tyre. Vance dhe Trump janë izolacionistë në këtë drejtim. Kjo mund t’i sjellë dëme të mëdha për Amerikën. Siguria e Europës garantohet nga një NATO e forcuar. NATO mbase nuk ekziston mbas 4 vitesh.

Robert Papa: A mund të largohet?

John Bolton: Trump nuk është normal, çdo gjë është e mundshme. Sepse ai thelbësisht, nuk beson për asgjë. Të gjithë poltikanët kërkojnë të përfitojnë për vete vetëm politikisht. Trumpi çdo gje shikon me prizmin se çdo gje të jetë në dobi të Donald Trumpit. Gjate kohës time si këshilltar, ne për të siguruar interesat e sigurisë kombëtarë ja paraqisnin çështjet si vetëm një dobi politike për Trumpin dhe jo siç ishte realisht. Pra harronim analizën strategjike. Duhet menduar se a vepron Trump si person normal,por kjo nuk ngjet.

-Robert Papa: Mbas atentatit duket se demokratët nuk e ndalonin dot

John Bolton: Po, nëse zgjidhnin një kandidat 50 vjeçar. Demokratët fillimisht nuk e kishin dëshirë ta bënin. Në Britani shkojnë ata me kostumet gri dhe i thonë kryeministrit, ti duhet të ikësh, në Amerikë nuk i kemi .

Robert Papa: A duhet të dorëhiqet nga Shtëpia e Bardhe Biden?

John Bolton: Jemi në një periudhe të habitshme. Kemi edhe 100 ditë para zgjedhjeve. Keni një kandidate që nuk ka pozicion pro-Izraelit. Biden ka qene kritikuar shumë për: pozitën e tij. Dinamika është shumë e vështirë se është interesante si do veprojë Kalamal Haris me votat e amerikanëve muslimane, sidomos në Miçigan. Por pati një deklaratë shume te fortë ndaj protestuesve pro Hamasit në Kapitol,kur foli Njetanjahu, ata dogjën një flamur amerikan dhe vunë flamurin e Hamasit. Lyen me boje te kuqe statujën e lirisë. Harris i kritikoi ashpër këta demonstrues,pra ajo e kuptoj se nuk mund të përkulesh tërësisht ndaj ekstremit të majtë.

Robert Papa: Duket se partia republikane nuk është më reganiane, as konservatore. Djali i Trump zgjedh zv/ presidentin/E pyetën: A u vodhën zgjedhjet dhe do zbatoje urdhrin që ju dha Pencit? Tha po për të dyja pyetjet. Ç’po ndodh për partinë?

John Bolton: Ishte gabim , ai nuk e zgjeron bazën. Nuk ka përvojë. Nuk mendoj se partia është jashtë kontrollit të reganianëve. Trump është një devijim. Mund të fitojë në nëntor se demokratët kanë kandidate të dobët,por nuk besoj se reganianët kanë ndryshuar.

Robert Papa: Ambasador dua që të sqaroj diçka. Ish-kryeministri shqiptar u shpall “non-grata” nga administrata Biden. Ka zëra si gay Grennel se administrata e re mund ta heqë “non-gratën”. A mundet, apo ka rregulla strikte?

John Bolton: Natyrisht e kanë autoritetin t’ia heqin, por të them se nuk është kjo çështja më e nxehtë e fushate elektorale sot. Varet se cili do jetë Sekretari i Shtetit dhe jemi larg kësaj pike, sepse nuk dihet a do fitojë Trump, është e pa vendosur. Për mua sot ai fiton, por fitorja nuk është aq e qartë sa ishte kur kishte Bien kundërshtar

Robert Papa: Me patet thëne ara disa muajsh se do hyje në garë për president. A do guxoni pas 4 vitesh?

John Bolton: Të shikojmë, gara do hapet për të dyja partitë pas 4 vitesh demokratët hoqën Bidenin, ne do heqim Trumpin, senatorët që do zgjidhen kanë mandat 6-vjeçar, por a do e tejkalojnë mandatin e Trumpit.

Robert Papa: Ju dhatë dorëheqjen se ai ftoi talebanët në Uashington dhe donte të ftonte edhe Putin. A do e ftoje Putinin në Uashington po fitoje?

John Bolton:Po, madje do shkojë përsëri të takojë Kimi apo edhe Ajiotollah Kohmeni. Trump pëlqen veç publicitet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here