Forcat ukrainase godasin me raketa një aeroport ushtarak rus në gadishullin e Krimesë

0
38

Autoritetet ukrainase njoftuan se kanë goditur me raketa një aeroport ushtarak rus në gadishullin e Krimesë. Forcat ajrore ruse po e përdornin këtë aeroport për të nisur sulmet në territorin e saj. Në muajt e fundit, Kievi ka shumëfishuar sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi në Krime dhe në këtë mënyrë, Flota e Detit të Zi të Marinës Ruse, me qendër në Sevastopol, u detyrua të zhvendoste anijet e saj luftarake diku tjetër, në porte më të sigurta.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës konfirmoi gjithashtu se baza ajrore Saki në Krimenë perëndimore u godit. Pothuajse dy vjet e gjysmë pas shpërthimit të luftës, forcat ukrainase theksojnë se së fundmi kanë goditur disa sisteme ruse të mbrojtjes ajrore të vendosura në Krime, duke përfshirë grupet S-300 dhe S-400.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here