Kishin kthyer lokalin në “sallë pokeri”, arrestohet nipi i Flamur Nokës dhe djali i Ymer Lalës, zbardhen detajet

0
30

Nipi i Flamur Nokes është arrestuar ditën e djeshme në lokalin e djalit të Ymer Lalës, gardistit Korab Lala. Ky i fundit u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi e kishte kthyer lokalin që administron në bazë të lojërave të palejuara të fatit. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se lokali administrohej nga 24-vjeçari Ylard Lala në rrugën “Andon Zako Cajupi”. Blutë e kryeqytetit arrestuan në flagrancë një grup djemsh rreth një tavoline pokeri brenda ambienteve të biznesit të kamufluar për veprimtarinë e paligjshme. Ndërkohë nga ana tjetër në mesin e burrave që kapen mat nga policia duke luajtur bixhoz është evidentuar edhe nipi i deputetit demokrat Flamur Noka. Ai është Rexhep Noka. 32 vjeçari është djali i Safet Nokës, vëllai i Flamur Nokës. Nga ana tjetër thuhet se djali i biznesmenit Lala rezulton të jetë edhe punonjës në gardën e Republikës, për këtë arsye në aksionin e efektivëve të komisariatit numër 2 në 08.00 të mëngjesit të ditës së djeshme, bashkëpunoi edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

“Me datë 24.07.2024, ora 08:00, Drejtoria e Hetimit e AMP-së në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.2, Tiranë, kreu arrestimin në flagrancë të punonjësit të Gardës së Republikës Inspektor Ylard Korab Lala, pasi u kap në kushtet e flagrancës në kryerje e sipër të veprave penale “Organizim i llotarive të pa lejuara”, “Vënia në dispozicion e ambienteve të organizimit i lojërave të fatit” dhe “Mbajtja dhe prodhimi pa leje i armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 197, 198 dhe 279 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e AMP-së. Kanë rënë në pranga në total 11 persona nga mosha 23-58 vjeç, bashkë me djalin e biznesmenit, ndërsa 7 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për moskallëzim krimi, nga mosha 18-39 vjeç pasi kishin për zhvillimin e lojërave të fatit por nuk kanë denoncuar në polici. Ylard Lala akuzohet për “Organizim të lotarive të pa lejuara”, dhe “Vënia në dispozicion e ambienteve të organizimit të lojërave të fatit”. Në lokalin që Lala administronte, efektivët sekuestruan 1 tavolinë pokeri, çipsa, aparate celularë dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari. Të 11 të arrestuarit bashkë dhe me Rexhep Nokën akuzohen për organizimin ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Emrat e të arrestuarve të aksionit policor “Poker 2”:
1-Ylard Lala – 24 vjeç, djali i biznesmenit Ymer (Korab Lala)
2- Rexhep Noka – 32 vjeç, nipi i deputetit PD Flamur Noka
3- Eglantin Fejzaj – 43 vjeç
4- Nikolin Prenga – 49 vjeç
5- Fatmir Rumani – 58 vjeç
6- Arbjon Tocilla – 25 vjeç
7- Marjan Ndoj – 46 vjeç
8- Henrik Bruka – 23 vjeç
9- Romario Kodra – 26 vjeç
10 – Erjola Vllahu – 38 vjeçe
11 – Cen Mehmetaj – 56 vjeç

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here