Lulzim Basha nuk humb kohë, dorëzon rekursin për vulën në Gjykatën e Lartë, PD pezull

0
43

Ashtu siç kishte paralajmëruar, grupimi i Lulzim Bashës nuk ka humbur kohë, ndërsa ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Apelit që i kaloi logon dhe vulën e Partisë Demokratike, Sali Berishës dhe komisionit të Rithemelimit. Që pas zbardhjes së vendimit, ishte njoftuar një nismë e tillë, e cila, sipas Bashës dhe mbështetësve të tij, do ta përmbysë situatën dhe realitetin, për shkak të veprimit të padrejtë të Apelit. Pra PD mbetet pezull deri në një vendim të formës së prerë nga ana e Gjykatës së Lartë, çka do të thotë se grupi i Berishës që është gëzuar, për momentin ka në dorë vetëm “çelësat e kashtës”. Kujtojmë se Gjykata e Apelit nuk mori në konsideratë rekomandimin e Gjykatës së Lartë për ta trajtuar në themel çështjen e PD, duke lënë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit, çka është një shkelje e rëndë e kësaj gjykate. Apeli do duhej ta kishte trajtuar çështjen e PD në themel të saj, duke filluar nga çdo procedurë e ndjekur antiligjore dhe antistatuore e Berishës dhe mbështetësve të tij. Ironike është se dy nga tre gjyqtarët e Apelit që i dhanë vulën Berishës, ishin sulmuar prej tij nominalisht si njerëz të pushtetit dhe të Edi Ramës. Është e qartë se kujt i ka interesuar më së shumti që PD t’i kalojë Sali Berishës. Ndaj ky rekurs ka një vlerë për PD dhe për opozitën shqiptare

Reagon Basha
Ndërkohë dje me anë të një postimi në “Facebook”, Lulzim Basha shprehet se grupimi që ai drejton nuk do të pranojë paligjshmërinë dhe as nuk do lejojë që padrejtësia të triumfojë. Ai më tej shkruan se vlerat themelore të demokratëve nuk mund të tregtohen në pazarin e hallexhinjëve të SPAK, partia e parë properëndimore e Shqipërisë nuk mund të jetë streha e problemeve personale të një individi në konflikt me perëndimin. “Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, depozitoi sot rekursin ndaj vendimit skandaloz të 11 qershorit. Ne nuk e pranojmë paligjshmërinë, as nuk do lejojmë që padrejtësia të triumfojë. Vlerat themelore të demokratëve nuk mund të tregtohen në pazarin e hallexhinjëve të SPAK, partia e parë properëndimore e Shqipërisë nuk mund të jetë streha e problemeve personale të një individi në konflikt me perëndimin, votat e demokratëve nuk mund të përdoren për allishverishet mes qeverisë dhe teatëropozitës për t’i dhuruar pushtetin në tavolinë Ramës, duke mbyllur listat dhe duke shkatërruar Reformën Zgjedhore. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.

Haklaj nxjerr blof Berishën
Nga ana tjetër, një goditje të fortë ish-kryeministrit Sali Berisha i ka dhënë dje edhe ish-deputeti Azgan Haklaj, i cili është pjesë e grupit të Lulzim Bashës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai ka shpërndarë vërtetimin e gjykatës, teksa thotë se Sali Berisha nuk është kryetar i PD dhe se sipas tij, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi mashtroi. “Mashtrimet e mëdha!

Komisioneri Celibashi mashtroi publikisht sot kur tha në zgjedhjet në Himarë është regjistruar PD me kryetar Sali Berishën! Mashtroi Celibashi publikisht e ka tre vite që mashtron Sali Berisha dhe enturazhi i tij duke quajtur Sali Berishën kryetar i PDSH-së! Ja ku janë bashkëkryetarët e komisionit të përkohshëm të rithemelimit! A ka skandal më të madh se sa të përvetësosh titullin zyrtar në mënyrë të paligjshme e të mashtrosh publikisht??!! Shihni skandalin tjetër të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit: Agron Shehaj është bashkëkryetar tek KPR, por dhe kryetar i partisë “Mundësia”! Si bashkëkryetar figuron edhe i ndjeri Bujar Nishani! A ka turp më të madh për gjyqtaret e apelit. Ja çfarë vendimi kanë dhënë! Përveç Shehajt në këshillin kombëtar të rithemelimit të Sali nongratës janë disa kryetar partish’ të regjistruar në gjykatë me nga një vulë tjetër në xhep si Xhozi, Lymi etj.etj që dëmtuan PD-në në vitin 2021 e tani dalin në televizion si shpëtimtarët e saj! Kjo është levizja çartiste e ‘non-gratës’ Sali Berisha! Partia Demokratike demokratët euroatlantikë është e vendosur që ti shkojë gjer në fund betejës ligjore shterruese për të zbardhur të vërtetën”, shkruan Haklaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here