Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, KQZ zbulon 11 partitë e regjistruara zyrtarisht

0
34

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi deklaroi sot se për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen për Bashkinë e Himarës më 4 gusht janë regjistruar 11 parti.

Partitë politike të miratuara janë:

1. “Partia Socialiste e Shqipërisë”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

2. “Partia Republikane Shqiptare” regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

3. “Partia Demokristiane e Shqipërisë”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

4. “Fryma e Re Demokratike” regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

5. “Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

6. “Partia e Lirisë”, regjistruar subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

7. “Partia Balli Kombëtar”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024”.

8. “Partia Demokratike”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

9. “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

10. “Balli Kombëtar Demokrat”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

11. “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë’ Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

Më 5 korrik të këtij viti, KQZ deklaroi pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje.

Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit.

Me urgjencë, qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here