Ish-shefi i Shërbimeve Sekrete, Koçollari: Beleri ka qenë agjent i grekëve

0
36

Ish-shefi i Shërbimeve Sekrete dhe diplomati i njohur, Irakli Koçollari është shprehur këtë fundjavë në një media se Fredi Beleri ka qenë agjent grek. Ai shtoi se Fredi Belerit, ka qenë hidraulik dhe se shkoi në Qipro për të mësuar zanatin. “Kur dëgjova në këtë kohë njëri nga ata që ishte kandidat dhe tani shkoi u bë anëtar i Parlamentit Europian. Në kohën kur kanë ndodhur këto ngjarje, ai ka qenë duke bërë një kurs hidrauliku në Qipro. E dini çfarë më kujtoi kjo? Në këtë kohë nuk ka budallenj.

Në periudhën e Luftës së ftohtë 1947-60 kur këto vende dërgonin grupe agjentësh në Shqipëri dhe kjo është e provuar, agjentët që ata mblidhnin dhe i trajtonin, për të justifikuar mungesën e tyre në lagje apo opionin gjatë kohës që trajnoheshin, thonin ‘ka shkuar për një kurs për hidraulik apo për marangoz në Qipro ose në Maltë’.

Çuditërisht të njëjtën gjë dëgjova edhe në këtë rast. Një hall i madh e ka zënë kryeministrin grek që shkon te një i dënuar për fyerje të simboleve kombëtare të një vendi fqinj, kryeministri grek ka një hall të madh”, deklaroi Koçollari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here