Skuadrat tona e nisin me rezultat pozitiv aventurën e tyre në Ligën e Konferencës, sidomos Vllaznia që barazoi në transfertë ndaj Valurit islandez, por zhgënjyen Partizani e Tirana që barazuan 1-1 me rivalët e tyre, sidomos Partizani, i cili lunate në shtëpi përballë modestëve maltezë Marsakslok.
“Demat” ngecin ndaj maltezëve
Pritej shumë nga Partizani në këtë raund të parë të Ligës së Konferencës, por “demat” zhgënjyen në “Elbasan Arena”. Kështu, Partizani zhgënjen në ndeshjen e parë përballë Marsaxlokk në raundin e parë kualifikues të Conference League. Nënkampionët e Shqipërisë, edhe pse shënuan që në minutën e dytë me Valentino Muratajn, pas një topi të gjatë të dhënë nga Rifa, nuk ia dolën të merrnin atë që prisnin përballë një kundërshtari modest, që jo vetëm barazoi, por rrezikoi edhe ta fitonte ndeshjen (1-1). Goli i shpejtë i të kuqve dha përshtypjen e rremë se do të kishte goleadë, për goditja fantastike e Yurit ndryshoi krejtësisht rrjedhjen e lojës. Partizani kishte minuta të tëra në dispozicion për të shënuar gola të tjerë, që do do t’i jepnin fitoren, por e kishte të pamundur të tundte sërish rrjetën. “Demat” duhet të fitojmë në ndeshjen e kthimit në transfertë për të prerë biletën për raundin e dytë të Conference League.
Tirana barazon në duelin e parë me Torpedo Kutaisi
Në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League, Tirana u përball me Torpedo Kutaisit në një ndeshje të luftuar që përfundoi në barazim 1-1. Skuadra shqiptare tregoi karakter dhe vendosmëri për të arritur një rezultat pozitiv në tokën gjeorgjiane. Në minutën e 20-të, vendasit arritën të shënojnë golin e parë. Pas një aksioni të shpejtë në të djathtën, një harkim i rrezikshëm u devijua nga Mici në shtyllën e parë, duke çuar sferën në portën e tij. Ky moment i dha avantazhin Torpedo Kutaisit. Minuta 39 solli një përpjekje për barazim nga ana e Micit, i cili provoi të shënojë me një gjuajtje të fortë nga distanca.
Megjithatë, portieri i Torpedo Kutaisit arriti të devijojë sferën në këndore, duke ruajtur avantazhin e skuadrës së tij. Në minutën e 75-të, Soler gjuajti nga distanca, por sfera ndaloi në duart e portierit vendas, i cili u tregua i saktë dhe i sigurt në pozicionin e tij. Barazimi erdhi në minutën e 87-të, kur Haxhiu arriti të shënojë për Tiranën, duke çuar shifrat në 1-1. Ky gol ishte një moment i rëndësishëm për skuadrën shqiptare, duke i dhënë shpresë dhe moral për ndeshjen e kthimit. Në fund të ndeshjes, Tirana doli nga fusha me një barazim të vlefshëm, ndërkohë që Torpedo Kutaisi nuk arriti të mbajë avantazhin e tyre. Skuadra shqiptare do të përgatitet për sfidën e kthimit pas një jave, ku do të kërkojnë të sigurojnë një vend në turin e dytë të Conference League.
Vllaznisë i ikën fitorja nga duart
E vetmja skuadër dje që ishte pranë fitores në Ligën e Konfderencës ishte Vllaznia, e cila u përball në Reikjavik të Islandës me Valur dhe barazoi 2-2. Islandezët shënuan të parët me Trigvason, por shkodranët barazuan brenda pjesës së parë me anë të Krymit. Në pjesën e dytë shkodranët u treguan racionalë dhe në një nga rastet e pakta gjetën golin e dytë me anë të Dodajt në të 85’. Por Vllaznia mbeti me 10 vetë pas daljes me të kuq të Deliut. Në fund, në minutën e 9-të shtesë, për islandezët barazoi Heimison. Gjithsesi, Vllaznia ka avantazh fushën në ndeshjen e kthimit, ku i mjafton dhe një fitore minimale.