Sula kundër Berishës: Nuk duhet të jetë kandidat për kryeministër

0
41

Deputeti i PD, Dashnor Sula foli dje në një media lidhur me të ardhmen e tij në politikë, por edhe të opozitës. U aludua fillimisht se Sula do dilte nga politika, por deputeti demokrat thotë se do vijojë të jap kontributin e tij në politikën. “Këtu në Shqipëri ka një fjalë të urtë popullore nga zona jonë: Pjell dhe burri. Jam këtu ku jam kam mbushur 20 vjet në politikë dhe do vazhdoj të jap kontributin që më kanë votuar nga Peqini dhe gjithë qarku Elbasanit. Nuk jam margaritar i opozitës, por jam shumë herë si nata me ditën me shumë njerëz aty në opozitë apo mazhorancë”, deklaroi ai.

Më tej deputeti Sula theksoi se PD-ja rrezikon të kthehet në OJF pas zgjedhjeve të 2025 dhe kjo pasi sipas tij, Berisha mund t’i çojë sërish në disfatë. “Jo më larg se dita e dielë në Francë. Është shembulli më tipik. Kur e ke seriozisht për fitore do të bësh pakte me të gjitha. Ka dy momente politika shqiptare. 2005 me KOP, Berisha solli risi tjetër dhe njerëzit. Edhe në 2013 aleanca e qelbësirave solli ndryshim. Një lider do duhet të përdori të gjitha mjetet e moralshme për të çuar forcën politike për të fituar. Nuk e ka luksin që të lësh jashtë vathit këdo qoftë, jo forca politike por edhe individë. Kam qenë që nga shtatori që kam ngritur tezën e një qeverie hije. Do duhet një ngjizje mes Berishës, është fakt që Berisha ka më shumë mbështetës se ne, por të ketë simbiozë mes mbështetësve të Berishës.

Do doja që nga Berisha: që Sali Berisha ka qeverisur për vite, nuk do qeveris më këtë vend. Do ta qeveris ky kryeministër, kjo qeveri. Unë përfaqësoj popullin opozitar. Berisha mund të fitoj garat personale, por nëse nuk e çon opozitën në fitore në 2025 është dështim. PD rrezikon të kthehet në OJF pastaj. Ndodh që fatkeqësisht shpëtimi tek Berisha. Nuk duhet të ndodhte kështu. Të ikë Rama sot, Erion Veliaj ka kryer punë. Më thuaj sot, këta lënë tokë të djegur prapa”, u shpreh ai. Sa i përket ardhjes së mundshme të Argita Malltezit në krye të PD-së, për Sulën nuk është normale. “Kam bërë deklaratë, Bardhi është më finok në përgjigjen e tij.

Sot nuk jemi vakancë. Nëse ndodh që Berisha jep dorëheqjen dhe vjen Malltezi është jo normale. Edhe vetë Berisha po ta shikosh nga pikëpamja politike nuk ka përfshirë familjen e tij. Unë nuk jam për të përjashtuar njeri. Sa të jetë gjallë Berisha nuk bën gabime që të trashëgojë partinë dorë të vajzës. E kam bindjen që nuk ndodh kjo gjë. Them se Berisha do duhet të rris të rinjtë dhe të rejat, tu jap besim. Nuk do jetë gjithmonë mbi tokë”, nënvizoi Sula.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here