I’u sekuestruan 50 milionë euro/ Kush janë Kristian dhe Drilona Boçi

0
61

Prokuroria e Tiranës njoftoi sekuestrimin e 50 milionë eurove pasuri të Kristian Boçit dënuar për drogë në Belgjikë, gruas së tij Drilona Boçi të cilët janë goxha të njohur edhe në rrjetet sociale për jetën e tyre të luksit si dhe pesë personave të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri.

Prokuroria informon se nga hetimet ka rezultuar se Elman Abule, i cili ka kryer dënimin për trafik droge në Belgjikë, ka themeluar një sërë shoqërish tregtare me qëllimin për të maskuar kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të Kristjan Boçit kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale. Por kush janë Kristian dhe Drilona Boçi?

I përfolur si biznesmen, Kristian Boçi së bashku me bashkëshorten e tij Drilona Boçi, reklamojnë në rrjetet sociale jetë shumë luksoze, duke tërhequr pas vetes mijëra ndjekësa. Kristiani njihet si boksier dhe influencer. Drilona Boçi zotëron një nga atelietë më të njohura të veshjeve në Tiranë. Ajo ka marrë pjesë edhe në konkurse bukurie si dhe është e diplomuar për drejtësi.

Pasuritë e sekuestruara:

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;

– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;

– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;

– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here