Rigels Seliman
Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu në një intervistë televizive ka folur rreth vendimit të ish-presidentit Ilir Meta për t’u divorcuar nga Monika Kryemadhi në një kohë që SPAK po kryen hetim të thellë pasuror ndaj tyre. Juristi Kreshnik Spahiu cilëson më shumë si lojë martesën e çiftit Meta-Kryemadhi se sa divorcin. Megjithatë Spahiu e cilësoi lëvizjen e tyre si një strategji për tu mbrojtur. Sipas tij, Kryemadhi do të marrë përgjegjësinë ligjore dhe politike për të mbrojtur partinë dhe për të ruajtur mos të shkatërrohet çdo gjë. Më poshtë po pasqyrojmë një pjesë të intervistës së zotit Spahiu.
Divorci Meta-Kryemadhi
Divorci nuk amniston krimet gjatë martesës, për të gjithë opinionin publik të cilët pretendojnë që divorci i Metës me Kryemadhin është lojë, ligjërisht dhe juridikisht në të drejtën penale, divorci nuk amniston krimet gjatë martese e nëse Ilir Meta dhe nëse bën lojë nuk arrin dot t’i shpëtojë përgjegjësisë penale për çështje që lidhen me pasurinë e zhvilluar gjatë martese. Megjithatë, kjo nuk përjashton mundësinë e të gjithë konspiracionit të përgjithshëm. Askush nga ne nuk ka të drejtë të hyjë në jetën private të tjetrit por kur bëhet fjalë për ish-Presidentin, ish-Kryeministrit, ish-kryetarin e Parlamentit, ish-Ministrin apo ish-deputetin e Parlamentit dhe nga ana tjetër bashkëshorten e tij e cila ka qenë një nga liderët e opozitës apo 10 herë deputete e Parlamentit të Shqipërisë nuk bëhet fjalë për një akt i cili i takon thjeshtë dhe vetëm jetës private. Por aq më tepër ish-Presidenti e ka pjesë të mbrojtjes këtë divorc të strategjisë ligjore, përpara prokurorisë speciale. E them këtë sepse të gjithë deklaratat dhe atë çfarë ai deklaron lidhen drejtpërdrejtë me veprimet e tija politike, të bashkëshortes së tij dhe me qëndrimet antagoniste politike apo qëndrimet që kanë me SPAK-un. Motivi zyrtar i divorcit sipas pretendimit të Metës është se ajo tradhtonte partinë dhe flirtonte e dridhte me SPAK-un.
Ndarja mes çiftit të PL, lojë
A është kjo një lojë teatër apo një divorc serioz, këtu ka dy aspekte ai i motivit privat nga motivi juridik dhe politik janë dy gjëra të ndryshme. Për çështjen private mund të them se ajo mund të jetë një divorc serioz dhe e gjithë martesa e tyre ka qenë një lojë. Në aspektin politik dhe juridik të çështjes, Meta po hetohet për fshehjen e pasurisë së tij, për mos deklarim të pasurisë dhe për disa vepra të tjera që lidhen me korrupsionin pasiv, si çështje të lidhura me njëra-tjetrën si çështja e CEZ-DIA e me radhë e deri te financat e partisë apo transaksionet që lidhen me lobimin në SHBA, ku ka dyshime që mund të jenë transaksione ruse. Sipas informacioneve, SPAK ka kërkuar letër porosi në disa shtete për të investiguar në lidhje me burimet financiare, transaksione, llogaritë bankare apo veprimet që mund të jenë kryer. Loja politike mund të jetë një lloj divorci që ndan përgjegjësitë, që d.t.th se Monika Kryemadhi merr përgjegjësinë ligjore dhe juridike a penale e ndërsa Ilir Meta merr përgjegjësinë politike për të mbrojtur partinë dhe për të ruajtur të mos shkatërrohet çdo gjë ku të mbroj krahët në një lloj imuniteti politik. Kjo gjë bëhet se në të gjithë praktikën penale, një person merr përsipër mbrojtjen dhe dikush tjetër, kryesisht më i dobëti merr përsipër krimin, si gruaja apo më i moshuari pasi ka lehtësira në aplikimin e dënimit, që nga masa e sigurimit si arrest shtëpie e deri në masën e dënimit ku mund të jetë një masë më e lehtë e duke e marr personi më i dobët në familje. Kjo është një taktikë nga më të thjeshtat e më të lexuarat nga ne penalistët që jemi marrë me këtë profesion. Kjo mund të jetë një strategji e mbrojtjes e nga ana tjetër duhet të kuptojë publiku një problem të dyfishtë në këtë histori pasi nuk bëhet fjalë vetëm për pasurinë bashkëshortore. Bëhet fjalë për pasurinë e biznesit, bëhet fjalë për pasurinë e partisë, bëhet fjalë për llogari bankare që janë jashtë asaj që konsiderohet si pasuri bashkëshortore. E me të drejtë Meta ka ngritur një strategji, për të thënë me llogaritë, financat, shpenzimet është marrë Monika Kryemadhi, Ilir Meta ka qenë President. Kjo është taktika e mbrojtjes dhe nuk ka dijeni se çfarë ka bërë Monika Kryemadhi, kur drejtonte parti, nuk ka informacion se çfarë bënte për lobime, llogari, hapje kompani offshore me element të ndryshëm që do të dalin ditët në vijim sepse kanë ardhur letër porositë nga disa shtete. Në këtë mënyrë, ka një lloj distancimi viziv e publik, gjë që e bën të besueshëm gradualisht të gjithë këtë tragjikomedi. Duan të bëjnë një film sa më të besueshëm, i cili mund të ndodhë që t’ju rezultojë i suksesshëm. Në këtë mes ka një lloj marrëveshje, taktike ligjore të konsultuar të cilën ditët dhe javët në vijim, do vërtetojnë këtë që është një strategji e ndërtuar mirë. A do të rezultojë e suksesshme për disa copëza të dosjes penale, kjo mbetet për t’u parë.
Amnistia
Këtë e thotë ligji, kodi i familjes, kodi penal, procedura penale ku kodi nuk ka efekt prapaveprues. E gjithë pasuria që është ndërtuar, të gjitha veprimet juridike që janë kryer gjatë martese të cilat janë kryer në bashkëpunim, ato nuk i shmangen dot. Nëse është një pasuri e përbashkët, sepse Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, janë subjekte të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive dhe çdo vit si zyrtarë të lartë të shtetit, janë të detyruar të deklarojnë pasurinë e përbashkët që e kanë si familjar. Çdokush prej tyre mban përgjegjësi nëse ka fshehje të pasurisë. Unë nuk mendoj se ka diferenca në deklarimet sa i përket pasurisë por korrespondon pasuria e Ilir Metës me të Monika Kryemadhit.