U shisnin ilaçet e kimioterapisë spitaleve private, gjykata jep masat për 8 mjekë të Onkologjikut

0
38

Një hetim i prokurorisë së Tiranës ka arritur të zbulojë një skeme se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Gjykata ka miratuar kërkesën e akuzës duke çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona, mjekë të spitalit onkologjik në QSUT, kirurgë, ish-zv.drejtoresha e përgjithshme e spitalit, farmacistë.

Për të provuar ekzistencën e këtij dyshimi nga ana e prokurorisë u përdorën blerje të ilaçeve të stimuluara. Kryesisht u blenë ilaçe që përdorën për kimioterapi.

EMRAT E MJEKËVE:

Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)

Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)

Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)

Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për   shërbimin onkologjik)

Halil Gashi

Florian Marku

Për Drilona Kishtan për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here