“O tigër, o fratelo”, Ahmetaj shtrohet në darkë me Mërtirin, dyshja e biznesmenëve i paguanin udhëtimet me të dashurën

0
103

Të dhënat e përftuara nga celulari i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj përputhen me materialet e gjetura dhe të sekuestruara në kompjuterat e mjeteve të tjera të komunikimit të përdorura nga Klodian Zoto dhe Klodian Mërtiri (alias Mirel Mërtiri). Në dosjen e siguruar nga ZËRI, një nga rastet e dokumentuara me foto është edhe një darkë e konsumuar mes Ahmetajt dhe disa personave të tjerë, mes tyre dhe personi nën hetim Mirel Mërtiri. Edhe gjatë këtyre komunikimeve, të zhvilluara mes personave nën hetim Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, ata shpesh e thërrasin njëri tjetrin me epitete si “tigre” apo “fratelo”. Marrëdhënia shoqërore ndërmjet personave nën hetim Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto, evidentohet edhe nga një sërë provash të tjera, pasi Ahmetajt dhe familjarëve të tij apo bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha, shpesh i paguhen udhëtimet dhe qëndrimet në hotelet jashtë vendit, nga Mërtiri e Zoto. “Në fakt, të dhënat e përftuara si më sipër, nga telefoni që ka qenë në përdorim të personit nën hetim Arben Ahmetaj, përputhen me të dhënat e ekstraktuara si rezultat i ekspertimit të kompjuterave të sekuestruara personit nën hetim Klodian Zoto, ku janë evidentuar të dhëna, si komunikime të kryera mes personave nën hetim Klodian Mërtiri (alias Mirel Mërtiri) dhe Arben Ahmetaj si dhe komunikime të vetë personave nën hetim Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Këto komunikime rezultojnë të jenë shkarkuar në kompjuterat e sekuestruara nga vetë përdoruesit e kompjuterave. Edhe gjatë këtyre komunikimeve, të zhvilluara mes personave nën hetim Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, ata shpesh e thërrasin njëri tjetrin me epitete si “tigre” apo “fratelo”. 23.2. Edhe nga kqyrja e të dhënave kompjuterike konkretisht në rubrikën “Media” dhe folderin “Videos” dhe “Pictures” rezulton një regjistrim Video e cila mban datën 01.10.2012 ku shfaqet personi nën hetim Arben Ahmetaj duke konsumuar një darkë së bashku me disa persona të tjerë dhe ndërmjet tyre edhe me personin nën hetim Mirel Mërtiri, të paraqitura në disa foto/fragmente “screenshot”. Marrëdhënia shoqërore ndërmjet personave nën hetim Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto, evidentohet edhe nga një sërë provash të tjera që do të trajtohen në vijim. Këtu mund të përmendim shkurtimisht faktin se, personit nën hetim Arben Ahmetaj dhe familjarëve të tij apo bashkëjetueses së tij. personit nën hetim Erjola Hoxha, shpesh i paguhen udhëtimet dhe qëndrimet në hotelet jashtë vendit, nga personat nën hetim Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Në mënyrë të detajuar gjenden në këtë parashtrim në pjesën e udhëtimeve”, thuhet në dosje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here